FIDANISHTJA

“Qetësohet” Karaqeva

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Menjëherë pas protestës paqësore që organizojë fshati Karaqevë në mbrojtje të vijës kufitare dhe për të stopuar hyrjen e xhandarmërisë serbe janë vërejtur reagimet pozitive nga ana e organeve të sigurisë. Selver Lenjani përfaqësues i fshatit tha për rajonipress se tani ka patrullime të policisë dhe KFOR-it gjatë tërë ditës dhe natës. Jemi qetësuar dhe ndihemi më të relaksuar tani tha ai.

Protesta paqësore që u organizua nga banorët e brezit kufitarë të Karaqevës për të stopuar hyrjen e xhandarmërisë serbe në territorin e Kosovës tashmë ka dhënë efektet e para raporton rajonipress.

Selver Lenjani përfaqësues i fshatit Karaqevë tha për rajonipress se menjëherë pas protestës policia dhe KFOR-i janë koordinuar dhe kanë filluar patrullimet e përbashkëta përgjatë vijës kufitare.”Ndihemi më të qetë dhe më të relaksuar. Tani policia e Kosovës dhe KFOR-i po patrullojnë edhe ditën edhe natën. Jemi më të relaksuar dhe kemi më shumë siguri “ tha Lenjani.

Mobi Casa

Lenjani tha se tani edhe banorët ndihen më të qetë sepse kanë filluar të punojnë edhe tokat e tyre afër xhandarmërisë serbe.”Gjendja dukshëm është përmirësuar dhe shpresojmë se kështu do të jetë edhe ditëve në vijim” tha Lenjani.

Ndryshe këtyre masave të sigurisë në vijën kufitare Kosovë-Serbi u ka paraprirë protesta paqësore e mbi 3000 banorëve të Karaqevës. Në këtë protestë ku merrte pjesë edhe kreu i Kamenicës Shaip Surdulli u tha se nuk do të ketë asnjë lëvizje të banorëve përkundër presioneve e provokimeve të xhandarmërisë serbe.

Shaip Surdulli ka kërkuar nga institucionet qendrore që ta trajtojnë më me kujdes problemin e Karaqevës derisa vet ka premtuar se Komuna e Kamenicës do të ndihmojë dhe do ta ketë si prioritet Karaqevën dhe nevojat e saja./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.