United Hospital

Qershori, afat kur BE-ja do rezultate konkrete në zbatimin e marrëveshjeve të dialogut

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Edhe pse deri tek takimi i paralajmëruar nga vetë kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, dhe homologu i tij nga Serbia, Aleksandar Vuçiq, nuk erdhi në muajin maj, ata me gjasë do të duhet të takohen gjithsesi në gjysmën e parë të muajit qershor, shkruan sot Koha Ditore.

Në BE thonë se, edhe pse i paralajmëruar nga vetë palët, takimi i nivelit të lartë në kuadër të dialogut nuk është zhvilluar në maj, sepse ai, siç thanë disa diplomatë “në rrethanat ekzistuese nuk do të kishte shumë kuptim, sepse nuk ka pasur lëvizje as në zbatimin e marrëveshjeve të arritura më parë e as në arritjen e marrëveshjeve të reja”.

Ndërkohë në Bruksel janë zhvilluar disa takime në nivel të grupeve punuese e java e fundit ka qenë mjaft dinamike në këtë drejtim.

HW

Qëllimi i këtyre takimeve ka qenë që në pikat kryesore ku BE-ja dëshiron rezultate konkrete të përafrohen qëndrimet në mënyrë që të ketë gjasa për rezultate konkrete në muajin qershor. Kështu javën e shkuar është biseduar për telekomin, energjinë, pikëkalimet kufitare, sigurimin e veturave, licencimin e barnatoreve dhe disa tema të tjera.

http://koha.net/?id=27&l=58914

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.