FIDANISHTJA

Qerkini – Qeverisë: Ne po i kërkojmë njerëzit tanë, ju po bëni lojëra me të pagjeturit

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq me 2 Maj do të takohen në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel.

Miroslav Lajçak ka bërë të ditur se në takimin e 2 Majit do të diskutohet për Asociacionin dhe do të bëhet prezantimi i draft statutit të parë.

Po në këtë takimi pritet të bëhet edhe miratimi zyrtar i deklaratës për personat e zhdukur.

Lidhur me takimin Kurti-Vuçiq ka reaguar Bajram Qerkini, përfaqësuesi i Shoqatës së Familjarëve të Personave të Zhdukur.Qerkini nuk ka pritshmëri që do të ketë miratim apo nënshkrim për personat e të pagjetur në Bruksel.

Ai tha për Front Online se nga ky takim pret lojërat politike të 25 vjetëve që janë bërë për këtë kategori.“Nga takimi i 2 Majit pres lojërat të cilat i kanë bërë që 25 vjet, nga ky takim pres ta bëjnë një lojë edhe më të madhe qe e kanë bërë deri më tani. Ne jemi duke kërkuar njerëz, ata bëjnë lojna për personat e pagjetur. Nga kjo Qeveri nuk presim asgjë, jo qe nuk presim por kanë me u kthyer edhe më mbrapa që kanë qenë”, u shpreh Qerkini.

Me 3 Prill në Bruksel është mbajtur takimi i radhës mes zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimit, përfaqësuesit të Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçakut, dhe shefit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

FIDANISHTJA

Këtë takim e ka komentuar sërish Bajram Qerkini.

Ai tha se në takim më shumë është diskutuar për veturat e djegura në veri, se sa për të pagjeturit.

Qerkini ka thënë që sipas tij s’ka pajtim as paqe me Serbinë pa zbardhjen e fatit të të pagjeturve.“Ne nuk besojmë që janë dakorduar në Bruksel për të pagjeturit Bislimi dhe Petkoviq. Më shumë është diskutuar për veturat e djegura në veri se sa çështjen e personave të pagjetur. Po dëshirojnë pajtim e paqe pa zbardhjen e të pagjeturve, por le ta dinë edhe Kosova edhe Serbia se pajtim nuk do të ketë”, u shpreh Qerkini.

Pas përfundimit të luftës në Kosovë në vitin 1999 rezultuan 6 mijë e 500 persona të zhdukur.

Shumica prej tyre u gjetën, si rezultat i zhvarrimeve në varreza masive në Kosovë dhe Serbi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.