Fundamenti

Qerkini-Kurtit: Nuk mund t’i gënjesh ata që i ke gënjyer para dy vitesh

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kryetari i shoqatës “Zëri i Prindërve”, Bajram Qerkini, në protestën e sotme i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti dhe Qeverisë me thirrjen “kthejuni popullit”.

Duke folur për kryeministrin, Qerkini ka thënë se “ai nuk mund t’i gënjejë qytetarët siç ka bërë para dy viteve”.

“Ju dini vec me rrejt e me na mashtru. Në tmerr po jetojmë. Këta po thonë se veteranët nuk kanë të drejtë të marrin një pagë normale, nuk kanë të drejtë me jetu e fëmijët të i shkollojnë. I kisha lutë shqiptarët në karrige të buta kthejuni këtij populli e rahatone popullin. Ai që është për mos me rahatu popullin, mos u rahatoftë as në jastëkun ku fle”.

Uji Dea

“Kryeministër, nuk mund t’i gënjesh ata që i ke gënjyer para dy vitesh, edhe ata janë mbushur mend me ditë se kush është Albin Kurti”, është shprehur ai para protestuesve.

Shoqëria civile, mbështetur nga Organizata e Veteranëve të Luftës dhe disa parti politike, po protestojnë kundër Ligjit për pagën minimale, i cili u miratua nga Qeveria dy ditë më parë e në të cilën nuk janë përfshirë veteranët. /Telegrafi/