ENVER HOXHAJ

Qeriqi: Çekut ia lanë ‘këmbët e arushës n’dorë’

/ 1 minutë lexim
ROBERT UKAJ

Për Xhevdet Qeriqin, ata që e emëruar Agim Çekun në krye të Komisionit për Verifikimin e Veteranëve të UÇK-së, deshën që ministrit aktual të FSK-së ‘t’ia lënë këmbët e arushës në dorë’.

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Ish-luftëtarëve të UÇK-së thotë se e respekton e personalitetin e Çekut, por thotë se as ai nuk do të mund të përshpejtojë punët që kanë ngecur një kohë të gjatë.

KD-viti

“Vazhdimisht në është thënë se shumë shpjet do të zgjidheshin kërkesat tona. Vet kryeministri Hashim Thaçi na pat premtuar se disa përfaqësues tanë do të ishin pjesë e Komisionit, por ky premtim nuk u përmbush. Sigurisht e kanë ditur se ne do të bënim presion për të ecur më shpejt”, ka thënë Qeriqi për “Tribuna Shqiptare”.