Fundamenti

Qepa kundër djegieve dhe mushkonjave

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Qepa jo vetëm që është përbërëse e pashmangshme e shumë gjellëve, por është edhe një mrekulli e vërtetë kur bëhet fjalë për shërimin e disa sëmundjeve dhe problemeve shëndetësore. Këto janë dy raste në të cilat mund ta përdorni në mënyrë efikase.

KUNDËR DJEGIEVE

Me siguri që jeni djegur së paku një herë në jetën tuaj. Herën e ardhshme kur t’ju ndodhë kjo, e preni një pjesë të qepës dhe e mbështetni në vendin e djegur. Karakteristika e saj natyrale antiseptike dhe qetësuese, do ta parandalojë krijimin e infeksionit dhe më pas vragave.

Eco Higjiena

Lexoni edhe:
Shiritat janë në trend: Si ti kombinoni në mënyrën më të mirë?

KUNDËR MUSHKONJAVE

Aroma intensive e qepës e parandalon therjen e mushkonjave. E nëse tashmë ju kanë therur, mbështeteni qepën në lëkurë dhe do ta parandaloni kruajtjen e padurues.