UBT

Qepa ju ndihmon për këto probleme shëndetësore

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Qepa është jashtëzakonisht efikase për shëndetin e përgjithshëm.

Vlen të përmendet se secila pjesë e qepës ka benefitet e saj dhe kjo është arsyeja se pse duhet ta copëtoni qepën në shtresa të shumëfishta kur përgatisni ushqim.

Më poshtë, janë disa nga problemet shëndetësore për të cilat qepa është një ilaç i vërtetë, transmeton Indeksonline.

Lufton inflamacionin: Shkaktari kryesor i të gjitha sëmundjeve është inflamacioni dhe ekzistojnë shumë faktorë mjedisor që e shkaktojnë atë, përfshi ëmbëltuesit artificial, produkte personale të kujdesit, ndotja e ajrit etj.

Mobi Casa

Një numër i madh i ekspertëve nga e gjithë bota pohojnë se qepa përmban fitokemikale që luftojnë inflamacionin e madh dhe gjithashtu sigurojnë shëndet të përgjithshëm

Reduktojnë ethet: Në mënyrë që të largoni ethet, ju duhet të vendosni nga një gjysmë qepe në secilën çorape përgjatë natës. Në mëngjes, ju do ta vëreni ndryshimin. Një tjetër zgjidhje është që të shtoni qepë në supën tuaj.

Shëndetin e zemrës: Siç edhe e dini, ekzistojnë edhe qepët e kuqe dhe arsyeja kryesore pse ato janë të kuqe është për shkak të pigmentit të quajtur anthocyanin. Për më shumë, është një antioksidant i fuqishëm që ka aftësi për të reduktuar densitetin e ulët lipoproteinës së kolesterolit në gjak. Si rezultat i kësaj, qepa e kuqe ul rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Rreziku i sulmit në zemër ulet për shkak të komponimeve sulfurike që parandalojnë trombocitet dhe koagulimin e enëve të gjakut.

Djegiet e lëkurës: Qepët gjithashtu ju ndihmojnë për të për të lehtësuar dhimbjet nga djegiet e lëkurës. Krejt çka duhet të bëni është që të vendosni një qepë të freskët direkt në lëkurën e djegur./Indeksonline/