Fundamenti

Qepa, jo vetëm ushqim i shijshëm!

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

A e dini që qepa nuk shërben vetëm për të përgatitur ushqime të shijshme? Ja disa situata, ku qepa mund të ofrojë ndihmë: – Djegiet – thjesht e preni qepën përgjysmë dhe mbajeni në vendin e djegur, derisa të largohet dhembja.

Lëngu i qepës zbut dhembjen, e krahas kësaj është edhe antiseptik natyror, që zvogëlon rrezikun nga mbetja e vragave, apo paraqitja e infeksionit. – Pickimet e insekteve – qepa ka aftësi që të nxjerrë helmet pas pickimit të insekteve dhe ta zvogëlojë dhembjen dhe ënjtjen. – Dhembja e veshit – vendoseni një copë qepe në vesh dhe lëreni aty gjatë tërë natës – ajo do ta zbusë dyllin e veshit dhe do ta qetësojë dhembjen. – Temperatura e lartë – vendosni rriskat e qepës në çorape dhe mbathni si të tilla. Mbani gjatë tërë natës dhe temperatura e lartë do të bjerë. – Përhapja e baktereve – ndoshta kjo mund të tingëllojë çuditshëm, por thuhet se, nëse nëpër shtëpi vendosni copë të qepës, atëherë do të zvogëlohet mundësia e përhapjes së baktereve, meqë qepa i thith bakteret.

Eco Higjiena

(Kosova Sot)