RCCOLA

Qepa, efikase kundër kokëdhembjes, temperaturës dhe kollit

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Qepa kaherë përdoret në kuzhinë, qoftë në formë të freskët, apo të trajtuar termikisht. Përpos që është perime e shijshme, ajo është edhe shumë e dobishme për shëndet. Ja disa ide për përdorimin e qepës si ilaç.

Kompresat – Në rast të dhembjeve të forta të kokës, ënjtjeve apo dhembjeve të veshit, do t’iu ndihmojë nëse në vendin i cili iu dhemb, mbani qepën e grirë imtë, të mbështjellë me arnë të pambukut.

KKVITI

Te temperatura e lartë, kompresat me qepë duhet të mbahen në këmbë. Lëngu i qepës – Grijeni qepën sa më imët dhe nxirreni lëngun nga ajo. Nëse keni probleme me mushkëri, përziejeni lëngun e qepës dhe një lugë mjaltë dhe përdoreni këtë përzierje mjekuese 2-3 herë në ditë.

Mund ta parandaloni rënien e flokëve dhe ta përshpejtoni rritjen e tyre, nëse lëkurën e kokës e fërkoni me lëng qepe. Kollin që nuk largohet lehtë, mund ta largoni duke pirë lëngun e qepës, të përzier me pak ujë.