Uji Dea

Qepa e re: Ushqimi pranveror përgjegjës për shëndet të mirë

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Sa më shumë që të hani pemë dhe perime, aq më të vogla janë gjasat e zhvillimit të ndonjë prej problemeve shëndetësore serioze. Arsyeja për këtë është se pemët dhe perimet përmbajnë shumë lëndë ushqyese të cilat janë thelbësore për funksionimin e duhur të të gjithë organizmit.

Qepa e re përmban një gamë të gjerë të kompozimeve që e përmirësojnë shëndetin – vitaminat, mineralet dhe fitokemikalet. Atë mund ta hani të freskët ose si një shtojcë në ushqime, ndërsa në vazhdim mësoni se pse është një nga ushqimet më të shëndetshme.

Shëndeti i eshtrave – Vetëm një qepë e re përmban rreth 20 mikrogramë të vitaminës K dhe 1.6 mg të vitaminës C. Kur janë në pyetje nevojat e femrave për vitaminat e përmendura, një qepë e re përmban 22 për qind të dozës së rekomanduar ditore të vitaminës K dhe 2.1 për qind të dozës së rekomanduar ditore të vitaminës C.

Tek meshkujt, kjo arrin në 16 për qind të dozës së rekomanduar të vitaminës K dhe pothuajse 2 për qind të vitaminës C, transmeton Koha.net. Të dy vitaminat janë thelbësore për rritjen, zhvillimin dhe mirëmbajtjen e shëndetit dhe forcës së eshtrave. Në qoftë se ushqimi juaj nuk përmban sasi të mjaftueshme të këtyre vitaminave, rritet mundësia e zhvillimit të osteoporozës dhe një përqindje më të lartë të brishtësisë së eshtrave.

Shëndeti i syve – Trupi ka nevojë për vitaminën A për të prodhuar rhodopsinë, një proteinë në sy e cila ua mundëson receptorëve të retinës që ta absorbojnë dritën. Personat dieta e të cilëve nuk përmban sasi të mjaftueshme të vitaminës A mund të zhvillojnë verbëri të natës dhe çrregullime të tjera vizuale, duke përfshirë ulcera korneale.

Eco Higjiena

Një qepë e re përmban 24 mikrogramë të vitaminës A në formën e provitaminave A, e cila në organizëm konvertohet në retinol, një formë aktive e vitaminës. Kjo sasi e vitaminës A plotëson 3.4 për qind të nevojave të përditshme në femra dhe 2.6 për qind në meshkuj.

Shëndeti i zemrës – Vitaminat A dhe C, të cilat mund të gjenden në ushqimet si qepa e re, kanë veti të forta antioksidante. Kjo do të thotë se vitaminat e përmendura mund ta parandalojnë dëmtimin e indeve qelizore të shkaktuar nga veprimi i radikaleve të lira.

Dieta e pasur me ushqime me nivele të larta të antioksidantëve, para se gjithash frutat dhe perimet, është e lidhur me një rrezik të reduktuar të sëmundjeve të zemrës, transmeton Koha.net. Vitamina C gjithashtu mund të ndihmojë në uljen e shtypjes së lartë të gjakut gjë që, nga ana tjetër, mund ta zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Imuniteti – Studimet tregojnë se qepa e re është burim i pasur i fotokemikaleve, sidomos komponimeve të flavonoideve, si kuercetina dhe antocianinet. Këto komponime të caktuara fitokimikale janë substanca kimike natyrale që i përmbajnë bimët, dhe ato mund ta përmirësojnë imunitetin.

Përveç kësaj, hulumtimet tregojnë se flavonoidet mund të ndihmojnë në parandalimin e kancerit duke i eliminuar oksidazat ksantine, një enzimë që prodhon radikale të lira.