Qepa e re – minierë me vitamina e minerale
Kjo bombë me vitamina ruan organizmin nga sëmundje të ndryshme dhe e forcon sistemin imun. Mjaftojnë disa prej tyre brenda ditës, qofshin të freskëta apo si shtesë në gjellë, organizmin e furnizojnë me vitamina, shumë minerale dhe fitokemikate.
Përmbajnë vitamina A dhe C, sidomos vitamina K. përmbajnë edhe vitamina E dhe ato të grupit B – tiaminë (B1), riboflavinë (B2), niacinë (B3), piridoksinë (B6) dhe acid folik (B9).
Nga mineralet përmban minerale, si: kalium, kalcium, natrium, hekur, fosfor, magnez, krom, si dhe selen, mangan. Kuercetina është një tjetër përbërës i vlerësuar që e hasim te qepa e re, që ka efekt të fortë si antioksidues, që vepron kundër inflamacioneve.
Sikurse secila perime me gjethe të gjelbër, edhe qepa e re përmban një sasi të madhe me fibra. Vlerat ushqyese të gjethes janë edhe më të mëdha se sa ato që i përmban në kokën e tyre.
Shkaku se ndikon pozitivisht në organizmin dhe trupin e njeriut, qepa e re me të drejtë zë vend edhe në mjekësinë popullore dhe atë alternative. Kështu, konsumimi i qepës së re e ruan zemrën, ul sheqerin në gjak, përmirëson imunitetin dhe parandalon kancerin.