Qepa e re, ilaçi pranveror

Është dëshmuar se vitaminat dhe mineralet që i gjejmë në qepën e kuqe ndikojnë mirë në shëndetin në përgjithësi, e sidomos te sistemi nervor dhe ai kardiovaskular. Pos kësaj, ky ushqim ndikon edhe si antibiotik natyral dhe shkatërron bakteret e dëmshme në zorrë.
I pasur me minerale dhe me vitamina, qepa e re e kuqe është burim i vërtetë i përbërësve shërues, trasmeton gazeta Kosova Sot
Përpos me kalium, squfur dhe oligoelemente të ndryshme, ky ushqim pranveror me pak kalori përmban edhe vitamine B1, B2, C, E, K, P (sidomos në pjesën e gjelbër), si dhe karotinë, glikozide, vaj eterik dhe hormonin bimor glukokininë. Lëngu i qepës së re në mjekësinë popullore përdoret si ilaç kundër infeksioneve të ndryshme në lëkurë.
Përzier me një lugë mjaltë, ndihmon te problemet e buta respiratore, sepse lehtëson kollën, shëron bajamet e pezmatuara dhe plogështinë. Qepa e re përdoret edhe si ilaç natyral për problemet me tretjen. Nuk u sugjerohet vetëm personave, që vuajnë nga gastriti, sepse stimulon sekretimin e lëngjeve të lukthit.
(Kosova Sot)