RCCOLA

Qepa e re, e tëra është e shëndetshme

/ 2 minuta lexim

Ka efekte kundër inflamacioneve. Ndihmon te ftohjet dhe shtypja e gjakut. Ndikon kundër kërpudhave, stresit dhe lodhjes. Qepa e re është ushqim shumë i vlerësuar. Shpeshherë ndodh që pjesa e gjelbër të përfundojë në mbeturina.

Por, mendojeni përsëri, ajo pjesë është shumë e rëndësishme dhe shëruese. Ka përbërës kundër inflamacioneve. Nëse ju mundon fyti me inflamacione, me ndihmën e një pjese të qepës, xhenxhefilit të bluar dhe kripës, do të hiqni qafe inflamacionet. Përbërësit e prerë i vendosni në një peshqir dhe i ngrohni. Kompresën e ngrohtë e mbështillni mirë, por mos ta digjni fytin dhe e vendosni në hapësirën e prekur (fyt, gjoks, apo shpinë), transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Qepa e re ndihmon edhe te këmbët e ënjtura

Mobi Casa

Qepën e re ta zieni për disa minuta. E bluani në blender derisa të jetë shndërruar në pastë. Me një pastë si kjo të lyeni pjesët ku ju janë ënjtur këmbët. Kjo recetë përdoret tash e qindra vjet dhe është shumë efektiv. Po ashtu, nga qepa e re mund të bëni dhe lëng, ndërsa një kompresë si kjo mund ta vendosni edhe te hunda, për të zhbllokuar sinuset.

(Kosova Sot)