Qentë endacak terrorizojnë qytetarët, askush nuk merret me sistemimin e tyre

Gjilan – Janë dhjetëra qenë endacak që tashmë janë stacionuar tek parku i qytetit e të cilët ditëve të fundit po u vërsulen edhe qytetarëve. Kalimtarët e rastit thonë se po shohin skena horror në qendër të Gjilanit.
Një grumbull qensh të llojeve të ndryshme janë kthyer në makth për shumë qytetar gjilanas. Ata që kanë nevojë ose domosdoshmëri ta kalojnë parkun e qytetit po hasin në skena të rënda.
Mehmeti qytetar gjilanas thotë se ka parë një skenë derisa një grua shtatzënë po kalonte me akullore në dorë.
“Qentë vrapuan pas saj dhe ajo u trishtua nga vërsulja e tyre. Komuna duhet urgjentisht të merret me sistemimin e tyre sepse rreziku tashmë është evident” tha Mehmeti.
Lulzimi një tjetër qytetar mendon se më të rrezikuarit janë fëmijët që shkojnë në shkollë.
“Unë e dërgova një ditë nipin tim në klasët e ulëta dhe pash një skenë vërtet trishtuese. Qentë vraponin pas fëmijëve derisa ata kërkonin ndihmë nga qytetarët e rastit” tha Lulzimi./rajonipress/