UBT

Qentë endacak rrezikojnë jetën e qytetarëve, komuna hesht?

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Qentë endacak i has kudo në Gjilan, në rrugë, lagje, qendër të qytetit, nëpër mahalla. Ata edhe pse paraqesin rrezik për jetën e fëmijëve dhe qytetarëve komuna duke u marrë me tema të mëdha kombëtare e që s`kanë lidhje me Gjilanin, po e neglizhon këtë problem skajshmërisht.

Murati një banor i një lagje të qytetit çdo ditë në mëngjes duhet ta dërgojë vajzën në shkollë në “Thimi Mitko”. Thotë se çdo ditë përballet me qentë e shumtë që i has kudo. “Ne jemi në hall nga qentë endacak sepse janë bërë shumë dhe në grumbuj. Komuna duhet ta ndërmarrë një aksion për t`i eliminuar ose larguar këta qenë derisa nuk e kanë mbytur ndonjë fëmijë”.

Por nuk është vetëm ky banor që ankohet se qentë endacak janë të rrezikshëm. Edhe në qendër të qytetit, edhe në parkun e qytetit dhe kudo takon qenë të çartur.

UBT

Një pensionist që është vizitor i rregull i parkut tha se asnjëherë nuk i ka ndodhur që të takojë qen endacak në numër kaq të madh. “Vërtetë është e habitshme se si është e mundur grumbuj qensh të takosh kudo. Ata janë bërë të rrezikshëm sepse tani është ftohtë dhe ata nuk kursejnë askënd” tha ky pensionist.

Komunës i mbetet nëse i del gjumi ndonjëherë që ta trajtojë këtë problem me seriozitetin më të madh. Temat “mbarëkombëtare” e kanë lodhur qytetarin gjilanas sepse aty përfitojnë të tjerët e më së pakut gjilanasit. Jeta e rëndomtë dhe hallet e thjeshta të qytetarëve zgjidhën në Gjilan, dhe assesi jashtë tij./rajonipress/