Fundamenti

Qentë endacak rrezik i përhershëm për qytetarët e komunës së Vitisë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Prania e qenve endacak tash e sà kohë është bërë problem serioz për qytetarët e Vitisë. Edhe pse Koordinatori i EVSB-së, sa e sa herë e ka ngritur këtë shqetësim në takimet e KKSB-së, dhe mjaft është kërkuar e thënë edhe nëpër shumë takime t’jera për zgjidhjen e këtij problemi, por situata vazhdon të jetë e njëjtë.

Ndërsa numri i qenve endacak vazhdon të jetë në rritje, edhe më prezent sidomos në rrugën kryesore të Vitisë. Çka edhe po bëhet problem për qytetarët në veçanti për ata që ecin në këmbë gjatë mbrëmjeve.

Koordinatori i EVSB-së, thotë se zgjidhja e vetme për ndalimin e tyre është që të ketë strehimore, sepse nuk janë qentë për rrugë, dhe me vrasjet e qenve nuk mundë të hymë në Europë. Por Komunat duhet të jenë për opsionin e strehimoreve.

Kështu qentë paraqesin rrezik permanent sidomos për fëmijët dhe të moshuarit. Në foto shihet se objekti i Komunës është i siguruar nga qentë endacak, ku duken kjartë qentë të strehuar para objektit të Komunës, në vend parkimin e automjeteve, dhe fotoja tjetër ka një pamje të kjartë se si qentë endacak pastrojnë shportat e mbeturinave nëpër rrugët e qytetit të Vitisë, në mes të ditës.

Mobi Casa

Shporta e mbeturinave gjendet në rrugën kryesore të qytetit, përballë NLB-së. Përveç frikës se mundë të sulmohen qytetarët, ata ndjehen të rrezikuar edhe për sëmundjet që transmetojnë, në foto vërehet kjartë qeni endacak i rjepur nga zgjeba(zhuga).

Situata bëhet më shqetësuese sidomos me ofrimin e stinës së Dimrit, ku frika nga agresiviteti i qenve endacak rritet edhe më shumë.

I njëjti fat nga qent endacak i përcjellë edhe fshatrat e Komunës së Vitisë. Ku banorë të shumtë janë të shqetësuar, dhe të detyruar t`i përcjellin fëmijët për në shkollat e tyre ka thënë koordinatori i EVSB-së, për Komunën e Vitisë, Imri Emërllahu./rajonipress/