UBT

Qeni i shtëpisë mbyt nënë e djalë me prejardhje nga Kosova

/ 2 minuta lexim
KKVITI

I konsideruar si qen i urtë, mbrëmjen e të martës (mbrëmë) “Chico” u bë papritur vrasës i Lezimes 52 dhe të birit të saj 27 vjeçar.

E Enjte, 5 Prill 2018 – 1:25 albinfo.ch
Qeni i shtëpisë, i racës Staffordshire-Terrier me emrin “Chico” ka jetuar tetë vite së bashku me Lezime K. (52 vjeçe) dhe të birin e saj, 27 vjeç në një banesë me katër dhoma, në Hannover. Ndërsa mbrëmjen e të martës (mbrëmë) “Chico” i urtë u bë papritur vrasës i të dyve, shkruan bild.de.

Të martën në mbrëmje, e bija e Lezimes, 25 vjeçare, po merakosej pasi që nuk mund t`i merrte në telefon nënën dhe vëllain, transmeton albinfo.ch. Dikur vajza shkoi te banesa dhe ajo që pa nga dritarja ishte e tmerrshme: vëllai i saj i vdekur, i shtrirë në dysheme. Ajo alarmoi shpejt policinë dhe kur policët erdhën, 25 vjeçarja i paralajmëroi të kishin kujdes nga qeni. Policët me pajijse speciale e neutralizuan qenin dhe e futën në kafaz.

“Mbështetur në hetimet e deritashme ne mund të vimë në përfundim se qeni ka shkaktuar vdekjen e të dyve”, ka thënë një zëdhënës i policisë. Por mënyra se si ka ndodhur kjo, është ende e paqartë.

Qentë e racës Staffordshire Terrier konsiderohen si jashtëzakonisht të fuqishëm, luftarakë dhe të patrembur. Fqinjët e kanë dëgjuar shpeshherë këtë qen duke lehur dhe e konsideronin si agresiv, përcjell albinfo.ch. Ata mendojnë se gruaja e hendikepuar dhe i biri i saj i shtatanik (me trup të pazhvilluar) ishin të mbingarkuar me përkujdesjen për qenin.

UBT

Para dy vitesh një inspektor për mbrojtjen e kafshëve i kishte vizituar pasi që ishte njoftuar se qeni qëndronte në ballkon dhe nuk dilte pothuaj fare.

Prokuroria ka urdhëruar bërjen e obduksionit të dy viktimave për të gjetur shkaktarin e vdekjes së tyre.

Autoritetet pastaj do të vendosion nëse do të mbytet qeni os e jo. Deri atëherë ai do të mbahet në një strehimore kafshësh.

http://www.albinfo.ch/qeni-i-shtepise-mbyt-nene-e-djale-me-prejardhje-nga-kosova/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.