UBT

Qeni i keq – ujku n’ torishtë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nga Demir Krasniqi

N’ fshatin Sfircë , n’ malësi t’ Gollakut,
N’ mes Kapisë edhe Novakut –
Do t’ kujtojmë fjalët e nji plakut,
Që ua la burrave t’ konakut !

Bellan Doda n’ fshatin Sfircë –
Kish shtëpinë n’ breg nën ahishtë !
I kish ra ujku n’ torishtë –
Shumë do dhenë ia kish ngranë mish !

Fare pak gjallë ia kish lanë ,
Krejt katundi ishin que n’ kamë ,
Me e ngushëllue për atë damë –
Mixhës Bellan gajret me i dhanë !

Mixha Bellan ish dalë po i pret –
Po i shtinë mrena , kafe po u qet !
Tanë me ren tu i dhanë gajret –
Si ka qenë gjithmonë adet !

Mixha Bellan , gajret banë –
Për atë damë që të kish kanë !
Që t’ kish ra ujku n’ torishtë –
Shumë do dhenë t’i kish kërdisë !

T’i pastë marrë t’ ligat e familjes ,
Ti s’ je kanë kurrë burrë i hiles !
Por , prej Zotit koka shkrue –
Gjithë ai damë me t’u marue !

UBT

Bellan Doda po e flet nji fjalë –
Ju vëllazni qofshi faqebardhë ,
Për ngushëllime që m’ keni ardhë ,
Që m’ ka ndodhë gjithë ky zarar !…

Veç nji gja po due me iu thanë –
Ujku dhentë nuk mi ka ngranë !
Për këtë damë zemra po m’ dhemë –
Dhentë mi hangër qeni i jem !

Ujku shpinë nuk ma ka ditë ,
As ku i mbajë dhentë në torishtë !
Qeni jem tuj ba klam , klam –
I tregoi ujkut ku jam !…
E kam shpijen nër ahishtë –
Ujku erdh e m’ ra n’ torishtë !
Qeni i keq mos me pas kanë –
Kurrë për jetë s’ mu kish ba damë !

Amanet , more vëllazni –
Kurrë qen t’ keq mos mbani n’ shpi !
Kush e ka shpinë në ahishtë –
Qeni i keq – ujku n’ torishtë !

Gjilan, më 25.07.2017.

Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.