Eko Higjiena

Qëndroni “cool” përmes këtyre ushqimeve natyrale

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Lëngjet e frutave të freskët, akulloret, supat, si dhe disa ushqime të caktuara, duhet të bëhen pjesë përbërëse e ushqimit në mënyrë që ta mposhtim të nxehtët veror. Por, a e keni ditur se ndaras nga këto, fruta dhe perime të caktuara sezonale po ashtu mund të ndihmojnë në ftohjen e trupit

Kungulli

Një perime që është e mbushur me ujë është kungulli. Është i mbushur me karotinë, polifenole, antioksidues dhe nutriente të tjera të rëndësishme. Ka shumë pak kalori, në çdo 100 gramë numëron 26 kalori. Mund ta përfshini në ushqim dhe ëmbëlsira, ndërsa që e mposht të nxehtët. Konsumimi i rregullt i tij e përmirëson shikimin, shtypjen e gjakut dhe sistemin kardiovaskular.

Trangujt

Trangulli njihet si ushqimi më i mirë që ju mban të hidratuar. Mund të përgatisni sallatë apo ta konsumoni të papërpunuar, por, sido që ta konsumoni, është freskues. Është i lehtë, ndikon mirë në tretje dhe ju pastron lëkurën. Është i mbushur me vitaminat A, C, acid folik dhe fibra, redukton qeskat në sy, sytë e fryrë dhe lëkurën me pigmente.

Limoni

Limoni shërben si një nga përbërësit më popullor për verë, që mund ta përfshini në lëngje dhe akullore. Një shtrydhje e limonit, duke përzier lëngun e tij me ujë, akull, sheqer/kripë, ju dhuron një përzierje të hatashme. Është i mirë për forcimin e sistemit imun, mposhtjen e goditjes nga të nxehtët dhe dehidrimin. Ndihmon tek infeksionet e fytit, kapsllëku dhe shtypja e gjakut.

Mobi Casa

Selino

I mbushur me antioksidues, vitamina dhe flavonoide, selino ndihmon në hedhjen jashtë të helmeve prej trupit tuaj. Ndihmon në tretje dhe pa përbërës kundër inflamacioneve. Është i mirë për zemër dhe vjen i pasur me vitaminat K, C, A, B6, B2, kalcium, magnez, folate dhe nutriente të tjera esenciale. Bëjeni pjesë të sallatave, përgatitjeve të supës, ju ndihmon të ndiheni më të lehtë, më të ftohtë dhe më të shëndetshëm.

Bizelet e gjelbra

Të lehta për stomak, me pak kalori dhe të pasura me fibra, bizelet e gjelbra kanë vlerë të lartë ushqyese dhe hidratojnë. Mund t’i zieni, t’i përgatisni në avull apo thjeshtë t’i shtoni nëpër sallatat tuaja sipas dëshirës. Janë burim i mirë për vitaminën K, mangan, fibra dhe vitaminën C. Bizelet e gjelbra, po ashtu, janë të pasura me antioksidues, flavonoide dhe përbërës që luftojnë kolesterolin e lartë.

Agrumet dhe shalqiri

Natyrisht, edhe këto duhet të jenë në këtë listë. Frutat sezonale janë gjithmonë të shijshme, të lëngshme dhe dhurojnë shumë energji. Shalqiri, portokajtë, manaferrat, ananasi. Që të gjitha këto janë të pasura me dhuntinë e natyrës, nutrientet esenciale dhe absolutisht përmbajnë pak yndyrë dhe janë kaq hidratues.

(Kosova Sot)