Uji Dea

Qëndron Kastrati takohet me Magbule Shkodrën

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Kryetari i Komunës së Kamenicës Qëndron Kastrati dhe nënkryetari, Faton Jakupi janë pritur në takim nga Zëvendësministrja e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal znj.Magbule Shkodra.

Në këtë takim u diskutua për mundësinë e bashkëpunimit në mes të nivelit qendror dhe lokal përmes projekteve të ndryshme që mund të implementohen për mirëqenien e të gjithë qytetarëve të komunës.

UBT

Kryetari i komunës z. Qëndron Kastrati e falënderoi për vizitën dhe ofrimin e përkrahjes nga Ministria e Zhvillimit Rajonal si dhe ofroi gatishmërinë për bashkëpunim të mëtutjeshëm./rajonipress/