UBT

Qëndron Kastrati pritet ngrohtë nga mërgimtarët kamenicas në Zvicër

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Në ambientet e Konsullatës së Kosovës në Cyrih, ku nikoqir ishte Konsulli Islam Spahija, pata kënaqësinë që të takojë afaristë të Rrjetit të Bizneseve Shqiptare. Prezantova punën 8 mujorëshe të qeverisjes lokale ka shkruar Qëndron Kastrati.

“Dëgjova sfidat dhe përvojat që kishin pasur në tentimet e tyre për të investuar në Kosovë. Përveç investimit financiar që është tepër i nevojshëm, rëndësi të veçantë për ne ka sjella e ekspertizës dhe përvojës së profesionistëve të shumtë në diasporë. Falënderim të posaçëm për stafin e Konsullatës së Republikës së Kosovës në Cyrih për organizimin e këtij takimi dhe asistencën e vazhdueshme përgjatë kësaj vizite” ka shkruar Kastrati./rajonipress/

Eco Higjiena