Uji Dea

Qëndron Kastrati: Kamenica ka fituar projekte me vlerë shumëfish më të madhe sesa në të kaluarën

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Kamenicë – Besimi i qytetarëve për të udhëhequr me Kamenicën më dha një detyrë shumë fisnike: shërbimin direkt ndaj qytetarit dhe realizimin e projekteve që do ta rrisnin mirëqenien e kamenicasve. Me përkushtim dhe vullnet për punë u dëshmua ajo që për vite me radhë shihej si e pamundshme, Kamenica fitoi projekte me vlerë shumëfish më të madhe sesa në të kaluarën, projekte këto që do t’ia ndërrojnë dinamikën komunës dhe mirëqenien qytetarit. Ishte shumë e rëndësishme të shtohej disiplina në punë e punonjësve, si dhe të rritej transparenca. U angazhuam që vendimet t’i publikojmë, e t’i ulim shpenzimet. Shumë punë të tjera që janë bërë e projekte që po vazhdojnë të realizohen, më bëjnë krenar ka shkruar Qëndron Kastrati.

“Për të realizuar qëllimet tona, më duhej një mik, një individ i besueshëm dhe dikush që vizionin dhe qëllimet e qeverisjes së re, i përkthen në organizim të efektshëm. Këto tipare, prapavija e tij dhe angazhimi politik, e bënë Nol Nushin adresën time për Shef Kabineti. Nolit iu kërkua që të na ndihmojë në fazën tranzitive, ndërsa sot kam nënshkruar vendimin për lirimin e tij nga detyra. I falënderohem jashtëzakonisht për punën që ka bërë, komunikimin e dinjitetshëm me qytetarë dhe angazhimin e pakusht pavarësisht që ishte larg nga zona e komforit, familja e shoqëria. Të gjithë ata që kanë komunikuar me Nolin, e kanë gjetur te ai një dëgjues të mirë, organizues të qetë e punëtor të zellshëm. I uroj Nolit sukses në detyrën e re si Sekretar Organizativ i PSD-së”.

UBT

Kastrati tutje ka shkruar.” Shefi i ri i kabinetit do të fillojë punën të premten. I uroj Meriton Ramabajës punë të mbarë në detyrën e re! Meritoni është i diplomuar në Brazil, ku edhe ka punuar për një kohë. Në pozitën e Zyrtarit të Rinisë, ka realizuar aktivitete të shumta, duke i ndihmuar KVRL-së të vendoset jo vetëm në hartën e Kosovës, por edhe më gjerë. Një punëtor i madh, organizator i dalluar e i respektuar, Meritoni do t’ia shtojë vlerën qeverisjes sonë. Vazhdojmë” ka shkruar Kastrati./rajonipress/