GRANDEMALL

Qëndron Kastrati, ka pritur në takim ambasadorin gjerman Jorn Rohde

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kamenicë – Në këtë takim kanë marrë pjesë nënkryetari për komunitete, Bojan Stamenkovic, drejtoresha komunale e Arsimit, Mirhane Morina-Bislimi, drejtori për Buxhet dhe Financa, Sinbad Sonki, si dhe këshilltarja e kryetarit Donjetë Demolli.

Gjatë këtij takimi është diskutuar për sfidat me të cilat përballet Komuna e Kamenicës, si dhe bashkëpunimin me organizata të ndryshme nga Gjermania.

Kryetari Kastrati ka falënderuar ambasadorin Rohde për vizitën, duke thënë se përkrahja e Gjermanisë ka qenë mjaft e madhe si për Kosovën ashtu edhe për Kamenicën.
“Sot patëm në vizitë shkëlqesinë e tij ambasadorin Rohde, të cilin e falënderuam për përkrahjen e Kosovës e në veçanti të Kamenicës nga Qeveria e Gjermanisë përmes organizatave të ndryshme. Me ambasadorin diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit për të ardhmen, nevojat e komunës tonë, se si mundemi ta zhvillojmë më shumë këtë pjesë, që të ketë mjedis sa më të mirë për qytetarët. Po ashtu, kërkuam përkrahje në aspektin e diversitetit, bashkëjetesës së kombësive të ndryshme, për të gjitha projektet për qytetarët e Kamenicës, për të marrë mbështetje nga donatorë të ndryshëm”, ka thënë Kastrati.

Uji Dea

Ndërsa ambasadori gjerman, Jorn Rohde, duke falënderuar kryetarin Kastrati për mikpritjen, tha se kanë diskutuar për zhvillimin e Kamenicës në të ardhmen.
“Jam për herë të parë në Komunën e Kamenicës dhe kryetari më ka informuar rreth situatës ekonomike, arsimore dhe sfidave me të cilat përballet komuna. Ne diskutuam për mundësitë se si ta përkrahim Komunën e Kamenicës për projekte të ndryshme për të ardhmen. Është e rëndësishme që edhe komunat tjera të përkrahen sikurse kryeqyteti”, ka thënë ai.

Ai ka paralajmëruar se do ta vizitojë sërish Kamenicën./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.