Eko Higjiena

Qëndron Kastrati dhe Faton Jakupi ia bëjnë me “helum” ditën e parë të shkollave, nxënësve prindërve dhe mësimdhënësve të Kamenicës

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Nga Gani Sadiku – Kur në gjithë Kosovën nxënësit dhe prindërit i gëzohen një fillim viti shkollor pas shumë sfidave dhe përballjeve me pandemi, në Komunën e Kamenicës fillon një vit i gjymtë shkollor, sepse kryetari i komunës dhe nënkryetari, kanë zgjedhur rrugën e mbylljes së shkollave dhe sh’popullimit të kësaj komune nga banorët.

Komuna e Kamenicës udhëhiqet nga një kryetar i cili është shumë sipërfaqësor për nga dija, dhe një nënkryetar tinzak i cilli flet kundër kryetarit në publik dhe nga ana tjetër i ndihmon në realizimin e projektit famëkeq në anën zyrtare. I pari është zgjedhur nga radhët e LVV-së, një parti ku lideri i saj ditë e natë e shanë Amerikën, dhe nënkryetari të cilit partia e tij ja ka lanë për amanet hajninë.. AAK-ja, sillet e pshtillet nëpër pushtete në Kamenicë qe 20 vite, “si pordha nëpër tierqi”, e kurr qytetari i kësaj komune hajr nuk i ka pa, vetëm sherr, sepse qëndron në pushtet për interesa të veta e jo për interesa të qytetarëve të komunës. Dhe kur tani ka një nënkryetar komune i cili nuk ia prishë timin e duhanit kryetarit sepse nuk don me i dëmtue interesat e veta personale!

Hidromorava

Qytetarët e komunës duhet ta mbajnë mend idiotësinë e Faton Jakupit si një partner koalicioni i cili bënë sehir para vendimeve të kryetarit për mbylljen e shkollave sikur kjo gjë po ndodhë në Kaukaz apo Azarbajgjan e jo në komunën ku ai është nënkryetar i saj. Ai në fushatë zgjedhore ka me dal e me i rrejt qytetarët se si ska pasur mundësi për ta ndryshuar vendimin e kryetarit, por dihet se ai kurrë një protestë, një reagim apo një distancim publik nuk e ka bërë pos që e ka futur kokën si struci në rërë dhe ka heshtur me turpin dhe idiotësinë prej kinse një lideruci anemik, të pagjak dhe amorf që han pin e kryen nevojën, e asnjë hajr populli se ka prej tij./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.