Uji Dea

Qëndrimi ulur gjatë rrezik për veshkët

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ka gjithnjë e më shumë dëshmi që qëndrimi i gjatë ulur mund të jetë i dëmshëm për shëndetin tuaj.

Studimet e mëhershme kanë treguar që njerëzit, të cilët çdo ditë e kalojnë duke qëndruar të ulur për një kohë më të gjatë kanë rrezik më të lartë nga diabeti, sulmi në zemër, por edhe disa lloje të karcinomave, ndërsa studimi më i ri ka treguar që qëndrimi afatgjatë ulur po ashtu mund të rrisë rrezikun nga sëmundjet kronike të veshkave, veçanërisht te femrat, transmeton Koha.

Kështu femrat të cilat gjatë ditës kanë qëndruar më pak se tri orë ulur, kanë pasur 30 për qind rrezik më të ulët nga sëmundjet kronike të veshkave sesa femrat që kanë qëndruar ulur më shumë se tetë orë në ditë.

Mobi Casa

Interesante është që aktiviteti i rregullt trupor, si ecja në kohëzgjatje prej 30 minutash në ditë është i lidhur me rrezikun e reduktuar nga sëmundja kronike e veshkave te meshkujt, por jo edhe te femrat.

Përndryshe, çdo i dhjeti person i rritur vuan nga sëmundja e veshkave. Është e njohur që personat me sëmundje të veshkave janë të ekspozuar ndaj rrezikut më të madh për të zhvilluar sëmundje të zemrës, anemisë, sëmundje të eshtrave dhe problemeve të tjera shëndetësore.

Nga sa u theksua, është evidente që mënyra e jetesës ka rol të rëndësishëm te sëmundjet e veshkave dhe që qëndrimi i gjatë ulur ka efekt negativ në shëndetin në tërësi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.