FIDANISHTJA

Qëndrimi i SHBA-së për Kosovën, i pandryshueshëm

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot Drejtorin e Zyrës për Evropën Juglindore në Departamentin Amerikan të Shtetit, Metthew Palmer, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë, si dhe për marrëdhëniet mes dy vendeve.

Kreu i Kuvendit ka siguruar Palmer se Kosova do t’i përmbushë obligimet e saj ndërkombëtare, pjesë e së cilës është edhe ratifikimi i marrëveshjes për shënjimin e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Ai, po ashtu, ka deklaruar se normalizimi i marrëdhënieve të Kosovës dhe Serbisë është tepër i rëndësishëm për të ardhmen e dy vendeve dhe stabilitetin në Ballkan.

GRANDEMALL

Veseli dhe Palmer kanë diskutuar edhe për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës derisa kryeparlamentari është zotuar se ky proces do të bëhet në koordinim të plotë me SHBA-në, transmeton Klan Kosova.

Drejtori i Zyrës për Evropën Juglindore në Departamentin Amerikan të Shtetit, Metthew Palmer, nga ana e tij, ka pohuar se qëndrimi i SHBA-ve karshi Kosovës dhe Ballkanit është i pandryshueshëm.

Ai ka thënë se SHBA do të vazhdojë ta përkrahë procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, duke shtuar se dialogu është mënyra më e mirë për të ecur përpara.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.