ARKATANA

Qëndrimi i ndërkombëtarëve pas dorëheqjes së kryeministrit

/ 2 minuta lexim
HW

Zyrtarë të Ambasadës së Gjermanisë, të Ambasadës së Britanisë së Madhe, të Ambasadës së Zvicrës dhe nga Zyra e BE-së në Prishtinë janë pyetur nga gazeta “Zëri” nëse vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare ose të gjendet një mandatar i ri pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Pas dorëheqjes së kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinajt, për shkak të ftesës për intervistim në Hagë nga prokurori i specializuar, zyrtarë të ambasadave të huaja që veprojnë në Kosovë po kërkojnë që sa më shpejt të formohet një Qeveri funksionale, siç kanë thënë ata, për ta vazhduar dialogun me Serbinë.

Mobi Casa

Megjithatë, ndërkombëtarët kanë refuzuar të përgjigjen konkretisht nëse vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, siç po kërkon kryeministri dhe shumica e partive parlamentare në vend, ose ta formojë një qeveri teknike për t’ia hapur rrugën dialogut Prishtinë – Beograd, shkruan më tutje Gazeta “Zëri”.

Nga Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë kanë deklaruar për gazetën “Zëri” se Kosova i ka disa sfida para vetes, të cilave duhet t’u gjendet zgjidhje, duke vënë theksin në dialogun Kosovë – Serbi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.