UBT

Qëndrimet e Ramush Tahirit nuk janë të Presidentes

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Zyra e Presidentes ka reaguar ndaj deklaratave të Ramush Tahirit, i cili ka thënë se në zgjedhjet lokale nuk do të ketë lëvizje të mëdha në skenën politike.

Në një përgjigje për Gazetën Express, Zyra e Presidentes Jahjaga ka sqaruar se qëndrimet e Këshilltarit të Presidentes janë personale dhe nuk e përfaqësojnë institucionin ku punon Ramush Tahiri.

“Zyra e Presidentes thekson se qëndrimet e shprehura nga z. Ramush Tahiri janë qëndrime të tij personale dhe pikëpamjet e tij nuk përfaqësojnë qëndrimin e Presidentes së Kosovës”, thuhet në reagimin e Presidentes.

Uji Dea

“Sqarojmë opinionin publik se Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës shpreh qëndrimin e saj se zgjedhjet komunale dhe ato për Kryetarë komunash duhet të mbahen në mënyrë demokratike dhe të ndershme si dhe qytetarët të shprehin vullnetin e tyre lirshëm për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre”.

Presidentja ka bërë thirrje për zgjedhje të lira, duke thënë se ato duhet të jenë shembull për demokracinë në Kosovë.

“Gjithashtu theksojmë se Zyra e Presidentes mbështet procesin e drejtë zgjedhor dhe iu bën thirrje të gjitha partive politike, subjekteve politike, nismave qytetare, dhe të gjithë kandidatëve të tjerë që garojnë në këto zgjedhje të bëjnë ç’është e mundur për të pasur një proces të qetë dhe të mirë zgjedhor. Këto zgjedhje janë një test demokratik për Kosovën dhe ato duhet të jenë një shembull i pjekurisë tonë demokratike”, thuhet më tej në përgjigjen e Presidencës dërguar Gazetës Express.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.