UBT

Qëndrim Gashi: Rektori mashtrues duhet të japë dorëheqje, ose të shkarkohet

/ 1 minutë lexim

Profesori i Matematikës në Universitetin e Prishtinës, Qëndrim Gashi ka kërkuar dorëheqjen e Rektorit Ibrahim Gashi pas publikimit në media se ai ka bërë falsifikime të punimeve shkencore.

Ish – politikani Qëndrim Gashi ka thënë se Rektori përpos dorëheqjes duhet të kërkojë edhe falje para qytetarëve të Kosovës.

“E para, është imperativ që Rektori i UP’së, dr.Ibrahim Gashi, të kërkoj falje dhe të tërhiqet nga pozita, se përndryshe i tërë Universiteti bëhet i rremë, fals, jolegjitim e tallës. Udhëheqjen e tij nuk e meriton komuniteti ynë akademik e aq më pak shoqëria jonë”, ka shkruar Gashi, në një tekst autorial të botuar në Koha Ditore.

Eco Higjiena

Sipas tij, nëse Rektori nuk jep dorëheqje, ai duhet të shkarkohet nga udhëheqja e UP’së.

“Nëse nuk jep dorëheqje, atëherë strukturat e UP’së duhet ta largojnë “pionierin” e mashtrimit në UP”, ka shtuar ai./express/