Mobi Casa

Qëndresa Sadriu, shqiptarja e parë, deputete e Kantonit të Cyrihut

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Ndonëse ende nuk janë numëruar të gjitha votat e zgjedhjeve që janë mbajtur sot për Parlamentin e Kantonit të Cyrihut, albinfo.ch merr vesh se kandidatja më serioze në mesin e politikanëve me rrënjë shqiptare, Qëndresa Sadriu nga Partia Socialdemokrate, ka arritur kuotën e nevojshme. Pra, ajo prej sot është deputete në Parlamentin e Kantonit të Cyrihut, shkruan albinfo.ch Me këtë arritje, Qëndresa bëhet e para shqiptare në përgjithësi e zgjedhur në Parlamentin Kantonit të Cyrihut, më të madhit dhe më të rëndësishmit në vend.

Në kantone tjera janë zgjedhur edhe shqiptarë të tjerë, në mesin e të cilave edhe Ylfete Fanaj në Kantonin e Lucernit, në parlamentin e të cilit ajo është shefe e Grupit Parlamentar të SP-së, shkruan albinfo.ch

Qëndresa është zgjehdur tashmë dy mandate edhe në Asamblenë e komunës Glattbrugg/Opfikon, ku, nga viti i kaluar ka edhe postin e kryesueses së asamblesë.

Fundamenti

Qëndresa Sadriu ka qenë edhe njëra ndër kandidatet dhe asambleistet më të reja kur është zgjedhur në postin e asambleistes. Ajo vjen nga Gjilani dhe është në moshën 24 vjeçare.

https://www.albinfo.ch/qendresa-sadriu-shqiptarja-e-pare-deputete-e-kantonit-te-cyrihut/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.