ARKATANA

Qendra organizon takim bashkëbisedimi në Çarshi, e falënderojnë Lutfi Hazirin për realizimin e këtij projekti madhështor

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Lagjja Qendra i ka bërë pritje të ngrohtë kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri dhe kandidates për Asamble nga radhët LDK-së, Teuta Suliqi, në garën e 17 tetorit.

Në emër të nëndegës Qendra ka folur Fatos Ramadani, i cili ka bërë të ditur se po bëhet punë e madhe në terren për ta bërë fitoren e madhe më 17 tetor.

“Në vendin ku po mbahet ky takim, në Çarshinë e Gjilanit, nuk mund të mos i themi faleminderit kryetarit Lutfi Haziri, i cili, përpos tjerash, e realizoi edhe këtë projekt madhështor, sikurse edhe projektet e zëvendësimit të gypave të asbestit, rrugët, trotuaret e ndriçimin”, ka thënë Ramadani.

Hidromorava

“Besimin që ma ka dhënë gjithmonë Qendra, e ruaj si tepër të rëndësishëm. Ky besim i Qendrës dhe i tërë Gjilanit, më ka bërë më të përgjegjshëm në punë. Problemin e Mirushës këtu e kemi zgjidhur dhe tashmë ky vend do të emërohet si Çarshia e Gjilanit. Kjo zonë po integrohet në infrastrukturë me Kampusin e shkollave të mesme, me Stadiumin e qytetit, e me pazarin e ri. Ju faleminderit shumë. Do të mbetem gjithmonë, Luta i Juaj!”, ka thënë kryetari Haziri.

(Takimi është organizuar në formatin 50 persona në ambient të hapur, sipas rregullave kundër përhapjes së COVID-19)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.