Fundamenti

Qendra Memoriale moderne dhe dokumentuese- vonohen punimet

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Në Muralin Memorial janë të vendosur të gjithë të rënët, të martirizuarit dhe viktimat e luftës dhe të përpjekjeve për liri, nga Gjilani, të cilët kanë rënë në territorin e dikurshëm dhe të tashëm të komunës së Gjilanit, por edhe ata që kanë rënë lë luftë për liri, jashtë kësaj komune.

Është nisur bukur, është punuar me mjeshtri, sidomos muri memorial. Tashmë Gjilani e ka të shkruar historinë në pesë epoka. Edhe pse është dashur të përfundojnë punimet më 17 shtator të këtij viti, në ditën e dëshmorëve të Gjilanit ky projekt sipas të gjitha gjasave do të shtyhet në mungesë të mjeteve financiare.

Për vonesat në këtë qendër ka reaguar edhe opozita por, Qemajl Mustafa thotë për rajonipress se Qendra Memoriale e nisur në Kodrën e dëshmorëve po vonohet me të vetmen arsye, në mungesë të mjeteve financiare. Sipas tij për tu përfunduar ky projekt duhen edhe 100 mijë euro.

Mustafa tha se edhe pse me vonesë kjo qendër është moderne, është dokumentuese, është edukuese dhe shërben edhe për rekreim e relaks. Këtë kënaqësi të veçantë e të përhershme qytetarit tonë kanë mundur dhe kanë ditur t`ua ofrojnë vetëm dëshmorët e martirët e këtij nënqielli tha Mustafa.

Por Arben Mehmeti shef i grupit të këshilltarëve nga radhët e LDK-së ka krejt arsyetim tjetër për vonesat në punën e kompleksit. “Tashmë është bërë praktike dhe standard i kësaj qeverisje që mjetin kryesor për t`i fituar zgjedhjet e ka premtimin jashtë normës dhe arsyetimin për mungesë të mjeteve financiare si mbulesë për qytetarin, çka nuk mendoj se është realiteti në të cilën ne përballemi me qytetar dhe posaçërisht me familjet e dëshmorëve”.

Mobi Casa

Mehmeti tha se e ka të qartë se me buxhet të Komunës është problem të realizohet ky projekt, por se lehtë i përballueshëm është me marrë ndonjë fond nga Qeveria e Kosovës për nevoja të kësaj natareje. “Këtu mungon këmbëngulja e udhëheqësve komunal. Andaj duhet një angazhim më i madh dhe seriozitet që të realizohet ky projekt me mjete nga Qeveria, në të kundërtën është tretman jo adekuat me dëshmorët dhe familjarët e tyre me nisën projekte dhe me lanë nën përkujdesje joserioze institucionale finalizimin e këtij projekti”.

Sipas Mehmetit të gjitha zgjedhjet në PDK janë fituar në bazë të kinse një përkujdesje më të mirë ndaj kësaj kategorie dhe familjarëve të tyre. “Dhe në këtë projekt më së shumti kanë përfituar ata që kanë hartuar projektin, respektivisht kompanitë projektuese dhe si duket edhe ky ka qenë njëri nga prioritetet e nisjes së këtij projekti. Madje edhe në këtë rast përfituesit janë jashtë Gjilanit, e që është bërë një lloj standardi i kësaj qeverisjeje” mendon Mehmeti.

Ndryshe Murali përkujtimor si pjesë e Kompleksit Memorial të Gjilanit, do t`i ketë të skalitur gjithsej 1.047 emra të dëshmorëve dhe të rënëve në luftë për liri, gjatë pesë periudhave të ndryshme, duke përfshirë luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, periudhën para UÇK-së, periudhën e Luftës së Parë Botërore, të Luftës së Dytë si dhe periudhën pas Luftës së Dytë Botërore.

Në Muralin Memorial janë të vendosur të gjithë të rënët, të martirizuarit dhe viktimat e luftës dhe të përpjekjeve për liri, nga Gjilani, të cilët kanë rënë në territorin e dikurshëm dhe të tashëm të komunës së Gjilanit, por edhe ata që kanë rënë lë luftë për liri, jashtë kësaj komune. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.