Fundamenti

Qendra e qytetit po degradohet e tjetërsohet, përmendore kudo, qen endacak dhe pasiguri

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Qytetarët e lagjes “Qendra”, janë të befasuar me punimet që po kryhen para syve të tyre. Njëherë ishte gara për përmendore, kush e kujt po vendoset përpara, pastaj një kioskë, dhe tani po shkatërrohet gjelbërimi dhe pishat. Askujt nuk po i pengon ky degradim i tmerrshëm shprehen banorët.

Mustafa një banor në qendër të qytetit thotë se nuk e ka besuar se vije kjo ditë dhe ai të jetë dëshmitar i gjallë për të parë tërë këtë situatë kaotike, që po ndodhë me qendrën e Gjilanit.

“As gjumë nuk mund të bëjmë nga lehja e qenve endacak ndërsa çdo ditë punojnë eskavator duke vendosur e zhvendosur herë përmendore, e herë ndonjë kioskë. Si është e mundur që ky Gjilan, që dikur pretendonte se ishte Evropian, të shkatërrohet aq mizorisht. E tëra kjo ndodhë para kafiterive, ku rrinë krejt drejtorat e zyrtarët e komunës” shprehet Mustafa.

Eco Higjiena

Misini një tjetër qytetar thotë se qendra dikur kishte emër e nam, e sot çdo 10 metra përmendore, beton, qen endacak dhe pasiguri.
“Nuk e kuptojë heshtjen e zyrtarëve komunal përballë kësaj katrahure urbanistike që po ndodhë. Këta të LVV kur po e bëjnë krimin po krenohen me atë situatë, vërtet e mjerueshme, bile edhe e mbrojnë me çdo kusht të keqën” thotë Misini.

Muharremi një pensionist thotë se i ka rastisur të ndërhyjë dy tri herë për të mbrojtur fëmijët nga qentë endacak.
“Qentë edhe nëse nuk të sulmojnë janë të frikshëm për fëmijët dhe më ka ndodhur që nxënësit i kam qetësuar nga frika e paniku. Është një pasiguri totale e jetesës këtu në qendër. Unë kërkoj nga Alban Hyseni që ta mbrojë parkun dhe hapësirat publike që janë të dedikuara në radhë të parë për banorët e qendrës dhe pastaj edhe për qytetarët e tjerë” tha ai./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.