Fundamenti

Qendra e qytetit pa ndriçim publik tash e disa ditë, revoltohen banorët

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Banorët e pjesës në qendër të qytetit tash e 10 ditë kanë mbetur pa ndriçim publik. Sokol Haziri drejtor i shërbimeve publike tha për rajonipress se një aksident i shkaktuar në qendër i cili ka dëmtuar rëndë shtyllat dhe rrjetin ka shkaktuar këtë kaos.

Edhe pse jetojnë në qendër të qytetit banorët e kësaj pjese tash e 10 ditë janë pa ndriçim publik. Krejt kjo avari është shkaktuar nga një aksident i një veture me shtyllat e rrjetit elektrik, raporton rajonipress.

Sokol Haziri drejtor i shërbimeve publike i cili shpreh keqardhje për këtë vonesë thotë për rajonipress se janë duke bërë çmos që gjendjen ta sanojnë dhe ta kthejnë në normalitet. “Ka 10 ditë që qendra është pa ndriçim dhe kjo është rezultat i dëmtimit të shtyllave dhe rrjetit nga një aksident trafiku. Shtyllat janë dëmtuar rëndë dhe bashkë me to edhe rrjeti” tha Haziri.

Mobi Casa

Banorët ndërkaq ndihen të revoltuar se as pas 10 ditësh nuk është arritur të riparohet defekti. Mufaili një banor i qendrës tha se derisa Lutfi Haziri po gjen kohë çdo ditë me shkue në Prishtinë e Bruksel për punë të huaja, pse ai nuk ka kohë të merret me problemet jetike të gjilanasve.

Edhe Islami një tjetër banor ndihet i revoltuar.”Unë jetoj në qendër të Gjilanit dhe kur del në mbrëmje ky qytet po i përngjanë një vendi të izoluar, ku nuk ka as pushtet e as institucione.

Megjithatë Sokol Haziri është i bindur se defekti do të riparohet shpejt derisa kërkon mirëkuptim nga qytetarët./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.