UBT

Qendra e qytetit bëhet me ndriçim të ri publik

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Qendra e qytetit ka filluar të rregullohet me ndriçim të ri meqë ai i vjetri i ka takuar viteve të 70-ta dhe ka shpenzuar shumë rrymë. Për këtë projekt madhor dhe të rëndësishëm për qytetin e Gjilanit tashmë janë ndarë 150 mijë euro tha Fadil Osmani.

E tërë qendra e qytetit tashmë ka filluar të ndriçohet dhe të vendoset kablli i ri elektrik. Qendra e qytetit ka një kohë që nuk ka ndriçim publik dhe ky fakt ka ngjallur shumë reagime edhe në taborin opozitar.

Por pasi janë bërë të gjitha vlerësimet e ekspertëve është konstatuar se qendrës së qytetit i duhet një ndriçim i ri dhe modern. Fadil Osmani menaxher në zyrën e projekteve tha për rajonipress se ndriçimi i ri i cili është një projekt madhor dhe i rëndësishëm për Gjilanin kushton rreth 150 mijë euro dhe punët janë duke shkuar mirë.

Eco Higjiena

Sipas Osmanit ndriçimi publik do të përfshijë rrugët “Bulevardi i Pavarësisë”, dhe “ Abdullah Tahiri” dhe realisht pjesa më e madhe e punëve nëse premton koha duhet të kryhen para 28 nëntorit. Osmani tha se edhe rrjeti edhe shtyllat janë me kualitet, ku do të ketë vend edhe për reklama e rekuizita të përcjellura me drita efiqiente.

Osmani tha se ndriçimi publik i mëhershëm ka qenë i vjetruar dhe i ka takuar viteve të 70-ta dhe realisht ka shpenzuar shumë rrymë. Osmani tha se në këtë projekt ka participuar me 61 mijë euro edhe USAID- amerikan (DEMI).

Kurse Azem Mujku nga drejtoria për shërbime publike tha se qendra e qytetit shumë shpejt do të jetë një vend vërtet tërheqës me një pamje ndriçuese tërë natën. “Ky investim tregon përkushtimin e komunës që të investojë aty ku jeta e banorëve të saj ndryshon për të mirë. “Ndriçimi i ri ka qenë nevojë e kahershme , por edhe prioritet i institucioneve komunale” tha Mujku./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.