KKGJILAN

Qemajl Mustafa: Zijadini ishte vërtetë profesionist i mirë

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Lajm i keq. Zijadini ishte vërtetë profesionist i mirë. Punonte shumë e pa hile por, mbi te gjitha ishte familjar, ishte shok e njeri shumë i mirë. Ai, edhe kur ishte në pushtet, por edhe kur ishte në opozitë, sillej njësoj. Sillej njerëzisht e profesionalisht. I dinte fortë mirë kufijtë e politikës ashtu qysh i dinte fortë mirë edhe kufijtë e njerëzores ka thwnw Qemajl Mustafa.

Në emrin tim dhe në emër të degës së PDK në Gjilan ju shprehim ngushëllimet tona familjes se Zijadinit, bashkëpunëtorëve të tij në politikë, kolegëve të punës si dhe miqve të familjes e të Zijadinit kudo që janë.

Mobi Casa

Do ta kujtojmë Zijadinin si njërin nga modelet më të spikatura të njeriut tonë të zellshëm e të përkushtuar për familje, për shoqëri e për shtet.
U prehtë ne paqë./rajonipress/