FIDANISHTJA

Qemajl Mustafa viziton fermerët, premton ndihma konkrete për ta

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Gjatë qeverisjes së ardhshme të PDK-së, vazhdim i zhvillimit të bujqësisë do të jetë prioritet i lartë. Me Misionin e ri të PDK-së dhe të Kryeministrit Thaçi-3, do të vazhdohet me përkrahjen për zhvillim rural dhe bujqësi, sepse ka qenë dhe do të mbetet prioritet i lartë edhe në mandatin e ardhshëm katër vjeçar ka thënë Qemajl Mustafa.

Kandidati i PDK-së për deputet Qemajl Mustafa gjatë vizitave me fermerët e Gjilanit ka theksuar se bujqësia në Kosovë ka pasur rritje të ndjeshme nga viti në vit, duke arritur të jetë pjesë e rëndësishme në rritjen e zhvillimit ekonomik dhe në krijimin e vendeve të reja të punësimit.

Qeverisja e PDK-së në vazhdimësi ka rritur buxhetin për bujqësi, ku në vitin 2007 ka qenë vetëm 6.3 milion euro, ndërsa në vitin 2013 ka qenë buxheti në vlerë prej 23.9 milion euro.

Gjatë kësaj kohe qeveria ka zgjeruar skemën e granteve në shumë sektorë të bujqësisë, duke përfshirë prodhimtarinë e qumështit, mishit, brojlerëve, vezëve, po ashtu edhe në pemëtari e blegtori.

Mobi Casa

Me Misionin e ri të PDK-së dhe të Kryeministrit Thaçi-3, do të vazhdohet me përkrahjen për zhvillim rural dhe bujqësi, sepse ka qenë dhe do të mbetet prioritet i lartë edhe në mandatin e ardhshëm katër vjeçar.

Përmes Fondit të Punësimit do të vazhdohet fuqishëm përkrahja dhe subvencionimi përmes pagesave direkte, granteve investuese dhe investimeve kapitale. Nxitja e bizneseve të reja, në veçanti ato prodhuese dhe përpunues të këtij sektori, poashtu do të rris efikasitetin dhe shkallën e prodhimtarisë vendore, me efekt pozitiv në bilancin tregtarë.

Ndërsa fermerët, nga ana e tyre shprehën mirënjohje për vizitën e tij dhe falënderuan ish-kryetarin e komunës Qemajl Mustafa, për mbështetjen e madhe të cilën ua ka dhënë bujqve dhe fermerëve gjatë qeverisjes së tij me komunën e Gjilanit.

Tani është radha qe ne të mbështesim fuqishëm kandidaturën tuaj për deputet në Kuvendin e Kosovës, duke besuar se angazhimi i juaj do të jetë edhe më dobi prurës për ne si bujq dhe fermerë, thanë ata./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.