Uji Dea

Qemajl Mustafa: Vetëm të bashkuar ia dalim

/ 8 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Sa më parë që t`i flakim inatet, xhelozitë, arrogancën, orekset e çuditshme për pushtet, për pasurim e dominim aq më shpejtë do ta gjejmë rrugën për bashkim të domosdoshëm për ta bërë projektin vizionar e strategjik zhvillimor të vendit tonë, të cilit duhet t`i qëndrojmë besnikë të gjithë ka shkruar Qemajl Mustafa.

Postimi i plotë i Qemajl Mustafës

Të nderuar qytetarë të Gjilanit,
Të nderuar aktivistë, anëtarë e simpatizantë të PDK,
VETËM TË BASHKUAR IA DALIM. VETËM BASHKË, ME VIZION TË QARTË DHE PLOTËSISHT TË ANGAZHUAR MUND T’A SFIDOJMË KRIZËN NËPËR TË CILËN PO KALON VENDI I JONË
Po, e saktë është. Liria ka emër. Liria ka çmim. Si popull, e paguam dhe po e paguajmë prore këtë çmim!

Tashmë e kemi të gjithë të qartë se procesi i bërjes së shtetësisë së Kosovës ende nuk është i përfunduar. Përmbyllja e tij, siç po shihet, kërkon ende sakrificë që duhet bërë dhe çmim që duhet paguar. Fatkeqësisht!.

Ka vite e vite që jetojmë nëpër kriza nga më të ndryshmet. Krizë me Serbinë, krizë me njohjet, krizë e vendeve të punës, krizë në drejtësi, krizë në edukim, në shëndetësi, në administratë, deri diku edhe në siguri, në marrëdhënie me jashtë…

Ajo që ju vë kapakun të gjithave e që është gjeneratori i të gjithave, që është krizë mbi krizat, e ka emrin POLITIKË. Ka shumë vite që ne s’merremi vesh mes veti. S’merremi vesh as në nivel katundi, as në nivel komune e aq më pak në nivel shteti. Na mungon sensi e si pasojë, na mungon vullneti i të qënit të bashkuar rreth kauzave të rëndësishme kombëtare e shtetërore.

Jemi sjellur jo rrallë herë sikur autorësia (dhe tapia) për lirinë, për pavarësinë dhe për krejtë zhvillimet e mira në këtë vend, duhet t’i takojnë një taborri ose një tjetri. Për ngecjet e dështimet poashtu. Bëhej me gisht, herë kah formacioni që vinte prej luftës e herë kah paqësori. Bile, shpesh kemi shkue aq larg sa kemi tentue që këtë ta reduktojmë në autorësi të vetëm një subjekti politik apo një tjetri, një individi apo një tjetri. E gabuar plotësisht!.
E bëmë këtë ekskluzivisht për joshjen e egove dhe kapriçove të konjukturave të caktuara.

E bëmë për dominim politik, ekonomik e çfarë jo tjetër. E bëmë edhe për interesa të palëve të treta dhe u bëmë edhe inferiorë e zvarritës në agjendën tonë publike. Ajo që na mbeti si trashëgimi nga sjellja e jonë e tillë e me të cilën domosdoshëm duhet të merremi heret ose pak më vonë është polarizimi e mosdurimi politik, mungesa e skajshme e vullnetit për bashkëpunim e bashkëveprim e aq më pak për unifikim të mirëfilltë për shtetin, për lirinë e për demokracinë.

E kemi të njohur nga historitë e shoqërive demokratike se vetëm uniteti dhe bashkërendimi i disiplinuar i forcave e prodhon rezultanten efektive vepruese.
Kjo është e njohur nga historia e jonë poashtu. Të ndalemi në historinë fare të re të Kosovës po e zëmë.

Menaxhimi i mirë i krizave në shoqërinë tonë përherë është bërë vetëm me unifikim të plotë të qëndrimeve, me disiplinë të skajshme dhe me angazhim të sinqertë të të gjithëve.
Modeli për këtë konstatim ishte angazhimi i jonë gjithëpërfshirës dhe i gjithhershëm për liri e shtet, ishte angazhimi për pajtimin e gjaqeve, ishte lëvizja e jonë paqësore e viteve ’90, ishte konferenca e Rambujesë, ishte bashkimi dhe dëshira e secilit prej nesh që ti gjendemi pranë UÇK-së me krejtë çfarë kishim e çfarë mund të bënim, sikur që ishin edhe negociatat në Vjenë për ndërtimin e parakushteve për shpalljen e pavarësisë…

FIDANISHTJA

Pra, mësimin e kemi marë por ka kohë që nuk po e vejmë në jetë. Siç e thotë populli, “kjo punë ka vonim po nuk pa pshtim”!.

Sa më parë që t`i flakim inatet, xhelozitë, arrogancën, orekset e çuditshme për pushtet, për pasurim e dominim aq më shpejtë do ta gjejmë rrugën për bashkim të domosdoshëm për ta bërë projektin vizionar e strategjik zhvillimor të vendit tonë, të cilit duhet ti qëndrojmë besnikë të gjithë.

Këtë e kemi borxh ndaj dëshmorëve, martirëve e viktimave tona të të gjithë brezave. Këtë e kemi borxh ndaj vehtes tonë e sidomos ndaj fëmijëve tanë e ndaj brezave që vijnë.
Dita e djeshme dhe e sotme, secilin shqiptar (dhe kosovar) që e don shtëpinë e vet, që e don vendin e vet, e ka kthye në retrospektivë, 22 vite më parë.

Sot, plotësisht koshientë se përpjekjen shekullore dhe luftën e UÇK për liri dhe për shtet të Kosovës e bëri populli shqiptar i saj bashkë me pjesën tjetër të trungut e të rrënjëve tona nga Shqipëria, nga Maqedonia, nga Lugina e Preshevës, nga Malit i Zi … sikur edhe me të gjithë miqtë tanë me në krye SHBA duhet të kthjellemi dhe të rezonojmë esull e qartë: Këtë luftë e përpjekje e bënë bijtë dhe bijat tona e asësesi nuk e bënë partitë dhe sektet politike.

Andaj, të gjithë bashkë duhet të jemi dje, sot e nesër pranë Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit, Salih Mustafes … dhe të gjithë të akuzuarve që mund të pasojnë. Ata të gjithë për ne janë të pafajshëm sepse lufta e jonë ishte plotësisht e drejtë dhe e pafajshme.

Adresa e fajësisë është e qartë: është Serbia e cila na robëroi, na eksploatoi, na persekutoi e na margjinalizoi deri edhe në pastrim etnik e gjenocid.
Ne e dijmë, e din edhe bota demokratike se lufta e jonë ishte e drejtë dhe kauza e jonë për çlirim ishte plotësisht në frymën e lirisë së popujve të cilat janë të garantuara me të gjitha kartat e konventat e botës.

Këtë e tha qartë e bindshëm edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në vitin 2010 (vendim ky, i inicuar nga kërkesat e vet Serbisë).
Ne besojmë thellë në pafajësinë dhe pastërtinë edhe individuale të liderëve tanë të luftës ashtu qysh besojmë në pastërtinë e kristaltë të kauzës tonë për liri.
Bazuar pikërisht në këtë besim, ne u bashkuam dhe bëmë shumë herë fitore të mëdha e brilante politike përgjatë këtyre 21 viteve që i lam pas.

Kosova ka bërë hapa të mirë e të dukshëm drejtë progresit si në rrafshin e shtetësisë e demokracisë e poashtu edhe në rrafshin e zhvillimit të infrastrukturës e të ekonomisë.
Por, Kosova ka edhe shumë punë për të bërë për tu rreshtuar krah shoqërive të lira, demokratike e të përparuara të BE e të Globit. Ka shumë punë për t’u përceptuar si vend i preferuar për vet kosovarët dhe të tjerët që duan të jetojnë, të investojnë e të punojnë në të.
Duhet pranuar me ftohtësi se Kosova po kalon nëpër një krizë të thellë, të cilën do ta sfidojmë dhe do ta mundim vetëm nëse jemi bashkë, nëse jemi të vendosur, nëse jemi të angazhuar dhe nëse jemi vizionarë.

S’ka gjë më të mirë se kur ne, të gjithë, të lidhur fortë dhe bashkë, bëhemi kapiten i fatit tonë kolektiv dhe bashkë me miqtë tanë në botë e trasojmë të ardhnen tonë të ndritshme e të sigurtë.

Unë, personalisht, jam i sigurtë që ne do ta bëjmë këtë ashtu qysh e bëmë shumë herë nëpër historinë tonë e në rrethana larg më të rënda e gati të pamundura.
Pra,
Të qëndrojmë bashkë, të komunikojmë hapur e sinqerisht, të marrim bashkë vendime të duhura dhe qëndrueshëm e me elegancë ta kalojmë turbulencën nëpër të cilën po kalojmë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.