Fundamenti

Qemajl Mustafa vazhdon betejën, përkrahet nga shumë nëndegë e aktivist të devotshëm të PDK-së

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Qemajl Mustafa nuk po e ndal aktivitetin e tij nëpër teren përkundër shantazheve që po i bëjnë një pjesë brenda PDK-së, duke u munduar ta ndalin hovin e madh që e ka fituar nga mijëra qytetar e aktivist.

Qemajl Mustafa tashmë edhe zyrtarisht ka bërë publike kandidimin e tij për kryetar të degës së PDK-së në Gjilan.

Mustafa e ka vazhduarn aktivitetin e tij duke e shpalosur synimin e tij që të jetë në krye të degës së PDK-së në Gjilan, në mënyrë që ta kthejë besimin që kishte ky subjekt politik më herët.

Fundamenti

Qemajl Mustafa përkundër shantazheve që po i bëhen në forma të ndryshme nga kuzhina brenda PDK-së, po gjen përkrahje të vazhdueshme nga nëndegët e PDK-së.

“Nëndega e PDK në Livoq të Ulët në fazën përgatitore për kuvendin zgjedhor të saj. I urojmë të gjithë anëtarët, simpatizantët dhe qytetarët e Livoqit për mbarëvajtjen e këtij procesi me rëndësi të veçantë për demokratizimin e komunës së Gjilanit. Mysafir i rastit ishte Kryetari Qemajl Mustafa” ka shkruar në rrjetet sociale Kudret Rexhepi./rajonipress/