Hidromorava

Qemajl Mustafa tregon arsyet pse u hoq nga lista, kërkon unitet rreth degës së PDK-së dhe kandidatëve të saj

/ 8 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – E falënderoj kryesinë e tanishme të degës e cila me qëndrim unanim dhe me dinjitet përfaqësues të strukturës e të anëtarësisë tonē, mua më dha përkrahje që ta kryesoj listën prej 6 kandidatëve nga dega e Gjilanit. Qendra e partisë e hoqi emrin tim nga lista e partisë me arsyetimin se unë e kam një aktakuzë për të cilën, dega jonë dhe i tërë publiku i Gjilanit e dijnë që është plotësisht politike, plotësisht e paqëndrueshme në kuptimin e fakteve, por gjithashtu plotësisht e qëndrueshme në kuptimin e mbajtjes time peng për hiç më pak se 5 vite e më shumë nga urdhërdhënësit e bërjes së saj ka shkruar Qemajl Mustafa.

Postimi i plotë i Qemajl Mustafës

Të nderuar anëtar dhe mbështetës të tjerë të PDK në Gjilan,
Të nderuar qytetarë të komunës tonë,
Më lejoni që t’Ju falënderoj sinqerisht e përzemërsisht për përkrahjen masive që ma keni bërë gjatë viteve sa isha aktiv në politikën lokale të komunës tonë.

Ç’është e vërteta, Ju më keni përkrahur mjaftueshëm edhe në vitin 2014 kur pata kandidue për Kuvendin e Kosovës. Por, me këtë sistem zgjedhor dhe me “mjeshtrit” tradicional të blerjes së votës, të vjedhjes së votës dhe të manipulimit me aktivistë e me votues, është bërë e vështirë të ulet në Parlamentin e RKS ndonjë njeri i ndershëm. Thellë e besoj, kjo ndodhë me ndonjë përjashtim të rrallë. Sot e kësaj dite e besoj që votat e mia në zgjedhjet 2014 u “avulluan” dikah qysh ju ndodhi edhe plotë të tjerëve. Hiç më larg se në vitin 2017 kjo i ndodhi një kandidates tonë e cila njëherë u bë dhe u shpall meritueshëm deputete e pas dy ditësh u zhbë dhe nuk ishte më deputete. E mjerueshme dhe tepër e dëmshme për demokracinë apo jo?

E falënderoj kryesinë e tanishme të degës e cila me qëndrim unanim dhe me dinjitet përfaqësues të strukturës e të anëtarësisë tonē, mua më dha përkrahje që ta kryesoj listën prej 6 kandidatëve nga dega e Gjilanit.

Qendra e partisë e hoqi emrin tim nga lista e partisë me arsyetimin se unë e kam një aktakuzë për të cilën, dega jonë dhe i tërë publiku i Gjilanit e dijnë që është plotësisht politike, plotësisht e paqëndrueshme në kuptimin e fakteve, por gjithashtu plotësisht e qëndrueshme në kuptimin e mbajtjes time peng për hiç më pak se 5 vite e më shumë nga urdhërdhënësit e bërjes së saj.

Së voni e kam lexue librin “Procesi” të Franc Kafkës. E gjeta vehten plotësisht në të, ishte ambienti gati fare i njëjtë manipulativo-konspirativ në të cilin zhvillohej paturpësia ndaj viktimës Jozef K. por, krejtë kjo tashmë po bëhet në një kohë tmerrësisht tjetër kur, pas vuajtjeve kolektive shekullore, do të duhej të ishim bashkë, të hapur, fer ndaj njëri tjetrit dhe zot të fatit tonë kolektiv.

U tha me këtë rast nga kreu i partisë që lista e PDK duam të jetë e “pastër” dhe kjo doli më shumë se qesharake kur mediat raportuan se lista e PDK ka 5 kandidatë me aktakuza aktive, ajo e LVV me 10 të tillë etj…

Fundja, me ligjet aktuale të RKS dhe të të gjitha shoqērive demokratike, ne jemi të pastër si loti e plotësisht të pafajshëm sepse nuk kemi ende vendime gjykatash. Nëse është kështu, lind natyrshëm pyetja: kush po ndan drejtësi në këtë vend? Politika, mediat, qarqet konspirative apo kush tjetër? Sistemi i drejtësisë u pa qartë që nuk po e bën këtë punë. Kjo është e shëmtuar dhe fort goditëse për demokracinë dhe për të drejtën elementare të njeriut për të jetuar e për të punuar i lirë. Është e shëmtuar sepse cenon të drejtën elementare demokratike tonën për t’u propozuar, për t’u kandiduar dhe për t’u zgjedhur me vullnetin e lirë të njerëzve.
Këtij sindromi duhet ndalë rrugën njëherë e përgjithmonë. Qendra duhet hequr dorē nga diktati dhe manipulimi me degët dhe me aktivistët. Zatën një sjellje dhe qasje e tillë (siç edhe u tha para pak ditësh nga një anëtar i moçëm i kryesisë) ka bërë që shumë degë të mira e fituese të PDK të zvetnohen e të “tëhollohen” për gjynah.

Mobi Casa

E kishin hequr edhe njërin nga kandidatët tanë me arsyetimin se nuk ka më shumë vend në listë. Kishin mbetur 4 kandidatë nga dega e Gjilanit të cilët punojnë gjatë dhe përherë për degën tonë. Ky numër, nuk është pak as nuk është shumë. Është numër i artë për ta sfiduar përfundimisht degën tonë.

I çmoj të gjithë dhe duhet t’i përkrahim të bashkuar dhe sinqerisht këta kandidatë sepse ne 6 sa ishim në fillim, e ndamë mendjen dhe e patëm vullnetin me u sfidue publikisht në një kohë dhe ambient të rëndë për degën dhe për PDK.

E çmoj lartë vullnetin e tyre sepse të gjithë të tjerët që janë poashtu emra të njohur në degën tonē hezituan (plotësisht me arsye) që t’i hynin kësaj gare. E them “me arsye” sepse rezultati i 6 kandidatëve tanë nga zgjedhjet e 6 Tetorit 2019 ishte sa dëshpërues, aq më shumë fyes për kandidatët dhe për degën tonë. Secili prej tyre mori mesatarisht hiç me shumë se 30% të numrit total të votave të degës (7850).

Ku ikën 70% të votave tona?
Shumica e strukturës dhe anëtarësia e jonë u “shitën”. E shitën jashtë dhe e shitën tepër lirë kapitalin tonë politik duke dëshmuar hapur që ne jemi vetëm me trup e me banim në Gjilan po shpirtin e mendjen e kemi jashtë tij. E tha me plotë vend njëra nga kandidatet tona të zgjedhjeve të 6 Tetorit “Unë thjeshtë s’kam guxim të kandidoj edhe njëherë sepse u sfidova shumë me krejtë rrethin tim politik e familjar dhe me plotë shpenzime financiare por çfarë fitova? U tradhtova nda dega ime”.

Të nderuar anëtarë e simpatizantë të PDK në Gjilan,
Të nderuar aktivistë të strukturës së degës tonë,
Në cilësinë e kryetarit të degēs së PDK nē Gjilan, ju lus që t’i kthehemi interesit tonë kapital e ai është interesi i degës dhe i komunës tonë. Mos lejoni që me votat tona të fuqizohen dhe të ulen në Kuvendin e RKS kandidatët jashtë Gjilani e jashtë Anamorave.
Jam plotësisht i sigurtë që me një kompaktësi e “fanatizëm” tonin politik si dhe me bashkëpunim të mirë mes nesh, ne mund të kemi përfaqësimin tonë të denjë në Kuvendin e RKS.

Ajo që unë e mendoj dhe e propozoj konkretisht është bërja e aktivitetit masiv për ta ruajtur dhe rritur votën tonë dhe përcaktimi i saktë i yni që një votë t`i takojë liderit të listës z. Enver Hoxhaj ndërsa katër votat tjera të vendosen me vullnet të plotë te numrat e kandidatëve tanë Ilir Tahiri, Hevzi Xhelili, Sami Hoxha e Gani Neziri.

Nëse (eventualisht) ndonjërit nga votuesit tanë nuk “i flenë” mjaftueshëm ndonjëri nga kandidatët tanë, qiteni një votë tuajën te kandidatët tanë në Kamenicë e në Viti sepse këto dy komuna mund të na japin shumë përkrahje neve poashtu.
Hiç s’kemi çka me lypë përtej rajonit tonë sepse edhe në këtë gjendje çfarë jemi, i kemi dhënë qendrës rreth 15000 vota, që janë të mjaftueshme me i dërgue së paku 4 deputetë në Kuvendin e RKS.

Vetëm bashkimi, dashnia ndaj njëri tjetrit, ndaj komunës e rajonit tonë na shpëton.
Të kundërtën tashmë e kemi provue disa herë dhe ishte edhe e dhimbshme edhe fyese.
Urime për suksese bashkë!