Qemajl Mustafa: Thaçi më ofroj postin e zëvendësministrit
Gjilan – Qemajl Mustafa thotë se ende është pa angazhime politike. Kam pasur një ftesë nga Basri Musmurati në telefon për me u takue, por ende nuk jemi parë kurse partia PDK nuk më ka konsultuar për asgjë që nga 1 dhjetori 2013. Thaçi më ofroj një pozitë të zëvendësministrit, por nuk shkova sepse nuk doja të reflektoja para qytetarëve që kam shkuar në qeveri vetëm sa për të marrë tri ose katër rroga shprehet ai.
Qemajl Mustafa thotë për rajonipress se nuk pret ndonjë të mirë nga Basri Musmurati edhe pse thotë se nuk i refuzon takimet që lidhen me PDK, raporton rajonipress.
Por për rajonipress Mustafa shpalos një detaj që ka pasur me Hashim Thaçin.“Kam shkuar kah muaji prill me insistimin tim tek kryeministri Thaçi dhe dua të jem fer. Ai më propozoj një pozitë të zëvendësministrit diku në Qeveri. Nuk pata shkuar me marrëveshje me të sepse konsideroja që po shkoj vetëm sa me e marrë një rrogë pasiqë zgjedhjet siç më tha kryeministri do të mbaheshin në qershor dhe doja të angazhohem më mirë në fushatë zgjedhore. Natyrisht që as unë e as ai nuk e kemi paraparë që vendi do të mbetet pa institucione legjitime kaq gjatë”.
Mustafa tha se nuk doja të reflektoja para qytetarëve që kam shkuar në qeveri vetëm sa për të marrë tri ose katër rroga, po tash po shihet që u bë kohë e gjatë që jam pa angazhime konkrete publike. “Përndryshe unë punoj privatisht dhe nuk rri kot asnjë ditë dhe asnjë minutë. E kam përcjellë me vigjilencë çdo zhvillim politik në Kosovë dhe në Gjilan. Në ndërkohë PDK dhe LDK e kanë pasur në lojë një lojtarë tjetër e ai është Lutfi Haziri të cilin e kanë bërë “yll” të Anamoravës e të Kosovës sepse si duket është lojtar i dy a trefishtë nga prapaskenat e politikës e të konspiracionit”.
Mustafa tha se dega e PDK-së në Gjilan ka marrë goditje dhe po vazhdon të merr goditje serike me shumë akte dhe në shumë mënyra që nga zgjedhjet në parti e deri sot. “Këto goditje shumë vështirë do të riparohen për muajt e vitet e ardhshme” thotë Mustafa./rajonipress/


