Fundamenti

Qemajl Mustafa takon një pjesë të Këshillit Drejtues, dëshiron një PDK dinamike

/ 4 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Pasi fitojë bindshëm për kryetar të degës së PDK-së në Gjilan, Qemajl Mustafa ka dalur në selinë e PDK-së, ku edhe ka takuar një pjesë të Këshillit Drejtues. Mustafa ka thënë se dëshiron që struktura e PDK të jetë dinamike dhe në lëvizje të përhershme.

Qemajl Mustafa të hënën ka dal në zyrat e degës, ku edhe është takuar me një pjesë të Këshillit Drejtues të PDK-së.

Porosia e Qemajl Mustafës adresuar Këshillit Drejtues dhe të tjerëve ishte se ai dëshiron një PDK dinamike dhe në lëvizje të përhershme.

Megjithatë porosia kryesore e kreut të PDK-së ishte se ai dëshiron të angazhojë secilin anëtar të PDK-së.”Fundja, koncepti im është i tillë që do ta angazhojë secilin anëtar të Këshillit, secilin delegat të Kuvendit, kryesitë e nëndegëve dhe qindra profesionistë nëpër komisione. Dua që struktura e PDK të jetë dinamike dhe në lëvizje të përhershme” është shprehur Mustafa

GRANDEMALL

Ndryshe, Mustafa thotë se pas zgjedhjes së Kryetarit dhe Këshillit të degës prej 71 anëtarëve nga Kuvendi i degës së PDK në Gjilan, mbetet të zgjedhet edhe organi ekzekutiv i Këshillit e që është Kryesia e degës.

“Kryesia do t`i ketë 21 anëtarë bashkë me kryetarin e degës dhe me kryetaren e rinisë. Kjo do të thotë që Këshilli i degës do të zgjedhë me votë të fshehtë edhe 19 anëtarë të kryesisë nga përbërja e vet. Ka spekulime nga më të ndryshmet se kur dhe si do të zgjedhen kryesitë e degëve nëpër gjithë hapësirën e Kosovës por ende nuk e kemi një qëndrim të saktë nga Prishtina rreth kësaj çështje. Me statutin aktual dhe me rregulloren e tanishme zgjedhore, votohet fshehtë sikur edhe deri më tani. Por, nëse kryesitë zgjedhen pas Konventës së PDK e cila do të duhej të mbahet në pjesën e parë të Qershorit atëherë gjërat mund të ndryshojnë sepse Statuti i ri i PDK mund të pësojë ndryshime në këtë Konventë” shprehet Mustafa.

Mustafa thotë se këto ndryshime (eventualisht), mund ta ndryshojnë edhe mënyrën e zgjedhjes së kryesisë. “Personalisht mbetem pranë qëndrimit që vota e fshehtë është përcaktuesi më i mirë dhe më i besueshëm për zgjedhjen e saj. Në degë ka vend për të gjithë ata që e duan punën dhe që e duan fitoren e PDK. Pas zgjedhjes së kryesisë dega do t`i formojë sektorët profesionalë në të cilët do të angazhohen qindra profesionistë të mirë të komunës. Platforma ime parasheh themelimin e 18 komisioneve profesionale si ai për planifikim dhe projektim strategjik, për arsim, për shëndetësi, për planifikim hapësinor dhe urbanizëm, për shërbime publike, për ekonomi e investime, për integrime dhe për diasporën… pastaj, në degë do të ketë edhe trupa të tjerë këshillues në të cilët do të vijnë të gjitha moshat, kontributet dhe gjinitë. Përbërja e Këshillit të degës është fortë e mirë andaj me të drejtë pres që do ta kemi një Kryesi të fuqishme e kredibile para publikut e cila do të kryejë shumë punë dhe suksesshëm do ta udhëheqë degën bashkë me kryetarin e saj deri në fitoret e sigurta edhe në nivelin lokal po edhe në atë nacional”ka thënë Mustafa../rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.