RCCOLA

Qemajl Mustafa takon elitaret e medaljeve

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit Qemajl Mustafa i ka pritur në një takim pune klubin e karatesë “Elita”, të cilët janë kthyer nga Republika e Shqipërisë me dhjetëra medalje, 11 të arta 7 të argjendta, 8 të bronzta.

Me këtë rast kryetari Mustafa ka thënë se sukseset tuaja si sportist, janë edhe sukseset e Komunës së Gjilanit, por edhe të qytetarëve të Komunës në përgjithësi. Çdo sukses i juaji është krenari për ne. “Kur ne kemi këso sportist kaq të mirë në karate, dhe në të gjitha disiplinat tjera sportive, aspak nuk kursehemi edhe të financojmë kah sporti me mundësit që kemi. Përditë e më shumë do të investojmë në sport, në talent, në hapësirat sportive, sepse Gjilani njihet jashtëzakonisht mirë për sportin , kulturën dhe artin në përgjithësi, por njihet edhe për qytetarinë e jashtëzakonisht në nivel që e ka kjo Komunë e Anamoraves dhe qendër e saj njëkohësisht”.

Ndërsa trajneri Valon Sejdiu, ka thënë se Klubi i Karatesë Elita nga Gjilani ka marr pjesë në turnirin “Kupa e Pavarësisë” që është mbajtur në Vlorë më datën 26.11.2013 për të shënuar 101 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Në këtë turnirë ndërkombëtarë morën pjesë mbi 200 garues nga rajoni.

Në këtë turne kemi marr pjesë me 18 garues dhe kemi fituar 26 medalje prej tyre:
* 11 vende të para (medalje të arta);
* 7 vende të dyta (medalje të argjendta);
* 8 vende të treta (medalje të bronzta).

Gjithashtu, për suksesin e lartë të treguar në këtë turnirë, KK.Elita ka pranuar dy shpërblime më të rëndësishme të cilat i ndau Reis Tozaj, President i bordit të Shoqatës Ëado-Ryu në Vlorë, ato shpërblime janë:
* Klubi me rezultatet më të mira në turnirë dhe
* Klubi me masovitet në të madh në turnirë.

Përfaqësuesi i klubit të Elitës Bashkim Byqmeti ka deklaruar se karateistët tonë kanë treguar një cilësi të lartë në këtë turne duke u shpall kampion 11 garues që për ne është një rezultat i shkëlqyeshëm.

Puna e palodhshme e trajnerëve, kryesisë dhe garuesve të KK.Elitës po jep rezultate të larta duke i tejkaluar të gjitha pritjet tona, pasi që KK.Elita vetëm gjatë këtij viti ka arritur të stoliset me mbi 300 medalje, rezultat që nuk e ka arritur asnjë klub në Kosovë, Rajon dhe Evropë.

Uji Dea

Ky klub i ka bartur Kryetarit Qemajl Mustafa edhe mirënjohjen nga Kupa mbarëkombëtare me rastin e 101 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

Ndryshe garuesit që kanë fituar medalje në Turnirin “Kupa e Pavarësisë” në Vlorë:
Vendet e para (medalje e artë)
1. Eduard Behluli (Kata)
2. Eduard Behluli (Kumite) – 34 kg
3. Puhiza Halili (Kumite)
4. Gramos Nuhiu (Kumite) -38 kg
5. Flaka Halili (Kata)
6. Landrit Behluli (Kumite) – -68
7. Ardit Halimi (Kumite) -55
8. Xhemajl Sahitit (Kumite) -76
9. Meriton Byqmeti (Kata)
10. Meriton Byqmeti (Kumite) -61
11. Valdrin Rashiti (Kumite) -67

Vendet e dyta (medalje e argjentë)

1. Leotrim Rashiti (Kumite) – 38
2. Gonxhe Halimi (Kumite) – 34
3. Ariana Byqmeti (Kumite) -43
4. Ardina Halimi (Kata)
5. Ardiana Halimi (Kumite) – 47
6. Ardit Halimi (Kata)
7. Liridon Fejzullahu (Kumite) -61

Vendet e treta (medalje e bronztë)

1. Gramos Nuhiu (Kata)
2. Puhiza Halili (Kata)
3. Gonxhe Halimi (Kata)
4. Dren Bajrami (Kumite) – 44
5. Gramos Nuhiu (Kata)
6. Ariana Byqmeti (Kata)
7. Ema Halimi (Kata) ./rajonipress/