Mobi Casa

Qemajl Mustafa takohet me qindra student Gjilanas

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i Komunës njëherit kandidat për mandatin e tretë Qemajl Mustafa, ka takuar qindra student të Universitetit Publik të Gjilanit, duke i falënderuar ata për mobilizimin që janë duke treguar për fitoren e madhe të Partisë Demokratike të Kosovës.

Me këtë rast kryetari Mustafa i ka uruar ata për themelimin e Universitetit të Gjilanit, që është krijuar një lehtësirë shumë e madhe për studentët nga Gjilani. Mustafa ka thënë se përballë stacionit të autobusëve do të ndërtohet objekti për rininë, poashtu përballë hotelit kristal do të ndërtohet një objekt që e kemi quajtur objekti shumëkulturor.

Ne kemi, mbajtur premtimin edhe sa i përket bursave që nga viti në vit i kemi rritur ato, dhe sot i ndajmë 100 sosh, por vitin e ardhshëm do të ndajmë një numër shumë më të madh të bursave sepse tashmë jemi qytet universitar, dhe mbështetja e komunës sigurisht se do të jetë edhe më e madhe.

Mustafa poashtu ka falënderuar për bashkëpunimin e mirë që kishte Komuna me stafin akademik të Universitetit por edhe me studentët, sot përmes këtij universiteti kemi arritur që të kursejmë në ekonomitë familjare rreth 6 milion euro. Pra rreth 6 milion euro kursehen në familjet e Anamoravës me themelim të Universitetit.

RCCOLA

“Ne kemi bërë të mundurën dhe të pamundurën, për të gjithë gjeneratat, por më shumë bëjmë për ju studentët, rininë, gjeneratat e reja etj. Ju jeni gjenerata që përfundimisht që e shtyni Kosovën drejt bashkimit Evropian dhe mbajtjes së saj brenda këtij organizmi”.

Mustafa ka thënë se kemi investuar shumë në arsim, shëndetësi, ambient, bujqësi dhe gjithandej dhe sot Gjilani dhe Kosova frymojnë krejt ndryshe me atë që ishte para vitit 2007. “Ne kemi ndryshuar qeverisjen edhe sa i përket dhënies së shërbimeve brenda administratës në të gjithë sektorët, këtë e kemi bërë bashkë me profesionistët që ka Komuna, dhe kemi dëshmuar që jemi të përkushtuar për të qeverisur bashkë me ju siç kemi ardhur deri sot në këto ditë. Ne kemi qeverisur me ju dhe do të vazhdojmë bashkë.
Ata që lodhen në qeverisje tregojnë të paktën dy vite para përfundimit të mandatit, por kjo nuk ka ndodhur me PDK-në sepse jemi tepër me energji, me shumë vullnet, dhe aspak nuk jemi lodhur dhe as që do të lodhemi as në fund të këtij mandati të ardhshëm katër vjeçar”.

Studentët i kanë dhënë mbështetje shumë të madhe kryetarit Mustafa duke shprehur besimin që ai të jetë edhe për mandatin e ardhshëm katër vjeçar. Ata kujtuan mbështetjen e komunës, zgjerimin e hapësirave, hapjen e drejtimeve të reja dhe kulmi i përkrahjes sipas tyre ka ardhur me hapjen e Universitetit Publik të Gjilanit.

“Kemi ende shumë punë për të bërë, dhe ato do të rregullohen gjatë këtij mandati që po hyjmë. Bashkë do të investojmë sipas prioriteteve, por do ta ristrokturojmë qytetin dhe do ta ndërrojmë infrastrukturën brenda qytetit. Ne që nga sot jemi fitues ishim fitues që nga hapja e fushatës dhe do të vazhdojmë bashkë edhe në një mandat të ardhshëm katër vjeçar” ka thënë Mustafa thuhet në njoftimin e degës së PDK-së./rajonipress/