Fundamenti

Qemajl Mustafa: Ta rikthejmë fitoren e PDK-së

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Në kuadër të rrugëtimit dëgjimor parazgjedhor nëpër nëndegë me temën “Aktualiteti në degën e PDK në Gjilan dhe në komunë”, i kam takuar 10 nëndegë (zona e qendrës së qytetit dhe lagja Dardania). Interesimi për procesin e brendshëm zgjedhor është në rritje e sipër. Motoja ime në këtë proces është “T`i thërrasim të gjithë, t`i zgjedhim më të mirët, t’a rikthejmë fitoren” ka shkruar Qemajl Mustafa.

Qemajl Mustafa kandidati më kredibil dhe pothuajse i vetmi që mund ta shpëtoj degën e PDK-së në Gjilan, ka humnera e mëtutjeshme, ka takuar shumë aktivist e nëndegë të PDK-së, ku ka folur për synimet e tij dhe për konceptin që u ka ofruar anëtarësisë për të fituar PDK dhe për ta kthyer këtë subjekt politik, aty ku e ka pasur vendin më herët.

Qemajl Mustafa tashmë ka marrë mbështetje masive nga të gjitha grupimet. “Në kuadër të rrugëtimit dëgjimor parazgjedhor nëpër nëndegë me temën “Aktualiteti në degën e PDK në Gjilan dhe në komunë”, i kam takuar 10 nëndegë (zona e qendrës së qytetit dhe lagja Dardania). Interesimi për procesin e brendshëm zgjedhor është në rritje e sipër. Motoja ime në këtë proces është “T’`i thërrasim të gjithë, t`i zgjedhim më të mirët, t’a rikthejmë fitoren” ka shkruar Qemajl Mustafa.

UBT

“I ftoj të gjithë aktivistët që të jenë plotësisht të angazhuar dhe tolerant. Këtij procesi i duhet konkurrencë e shëndoshë dhe e fortë” ka thënë Mustafa.

Qemajl Mustafa ndryshe ka marrë mbështetje edhe nga shumë fshatra. Ramadan Azemi përfaqësues i fshatit Kishnapole i është gëzuar kthimit të Qemajl Mustafës.

“Ndihem shumë krenar që pata rastin të punoj një kohë të gjatë me ju zoti Qemajl Mustafa, shpresoj dhe jam i bindur që do të jeni prapë fitues dhe ta vazhdojmë bashkëpunimin dhe t`i përfundojmë projektet që kishim për t`i kryer në Malësinë e Kishnapolës, urime për kandidaturën dhe suksese, të prift e mbara Qemajl Mustafa” ka shkruar Azemi./rajonipress/