Eko Higjiena

Qemajl Mustafa: Suspendimi i tre aktivistëve të devotshëm do t`i kthehet bumerang PDK-së

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Kjo, me vendimin për përjashtim të këtyre tre aktivistëve, do t’u kthehet si bumerang i fortë, së pari duarve të zgjatura nga qendra, aty në degë dhe pastaj edhe vet atyre që e morën vendimin në Prishtinë. Do të doja vërtetë t’jem i gabuar, por jam i sigurtë që nuk jam! Koha do ta dëshmojë shpejtë tatëpjetën edhe më të rrëpishme të kësaj organizate fatkeqe politike ka shkruar Qemajl Mustafa.

Ish kreu i PDK-së në Gjilan Qemajl Mustafa e sheh si të gabuar suspendimin e tre aktivistëve Bajram Isufi, Leonora Morina Bunjaku dhe Enver Shabani.

Mustafa këtë vendim e sheh si vazhdimi i një tatëpjete të shpejt të këtij subjekti politik.

Reagimi i Qemajl Mustafës:

Esenca e problemit ka mbetur aty brenda në parti. Kjo që ka ndodhe me shkëputjen e partneritetit mes LVV dhe PDK si dhe pastaj vendimi për me i përjashtua nga partia këta tre aktivistë është vetëm pasoje e metastazimit dhe shtrirjes të së keqes me vite e vite në këtë subjekt politik.

Uji Dea

Duke mos u leshue më gjatë në gjerat që unë dhe ndonjë tjetër i kemi thënë ndër vite, që nga 2010 e këndej, dua t’ju them që me përjashtimin dhe margjinalizimin e njerëzve që kanë sjell kontribute në parti, ajo veç sa është zvetnue dhe varferue deri në këtë stad ku është sot. Kreu i kësaj partie po e vazhdon me të vjetrën dhe nuk po e merr mësimin nga pësimet e mëdha që i kanë ndodhur kësaj partie.

Menduan edhe në rastin tim e të ndonjë tjetri se ne ishim vetëm individë dhe asgjë tjetër e asgjë më shumë, por JO, nuk ju doli ashtu qysh e projektuan. Ne ishim shumë më shumë se individë. Ishim ide, ishim besim i njerëzve, ishim angazhim i pa rezervë, ishim vlere e shtuar, ishim frymë në eter, që as nuk përjashtohet lehtë dhe as mbahet peng lehtë.

Kjo, me vendimin për përjashtim të këtyre tre aktivistëve, do t’u kthehet si bumerang i fortë, së pari duarve të zgjatura nga qendra, aty në degë dhe pastaj edhe vet atyre që e morën vendimin në Prishtinë.

Do të doja vërtetë t’jem i gabuar, por jam i sigurtë që nuk jam! Koha do ta dëshmojë shpejtë tatëpjetën edhe më të rrëpishme të kësaj organizate fatkeqe politike!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.