Fundamenti

Qemajl Mustafa sërish e thumbon Lutën:”Axhami në politikë e në punë”

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Ishte për keqardhje reagimi i Lutfi Hazirit për “Zajednicën” kur e gjithë shqiptaria dhe bota relevante e din që ai si “axhami” në politikë e në punë, është në themel të shkaqeve që e sollën dhe e promovuan këtë “zajednicë”. Fara u pat mbjellë pikërisht këtu në Gjilan e Kosovë me sojin e Lutës e pastaj ndërkombëtarët për ta vazhduar “procesin” ua thyen qafën të gjithëve (në pushtet e në opozitë) dhe i shëtitën për disa kohë nëpër Vjenë deri te Pakoja e famshme e Ahtisarit e cila është një nga shtyllat në të cilat mbahet në këmbë kushtetuta e vendit ka shkruar Qemajl Mustafa.

Qemajl Mustafa në një prononcim të tij të gjerë rreth zhvillimeve politike ka folur për shumë çështje aktuale e në veçanti është përqendruar edhe në qeverisjen lokale të Lutfi Hazirit të ciline ka quajtur “axhami”.

Mustafa madje ka thënë se vajtimi i Lutës për Zajednicën është i pasinqertë sepse është pikërisht ai dhe soji i tij që e sollën deri këtu këtë epilog.

Postimi i Qemajl Mustafës

E çka pritet më mirë nga njerëzit që për ta spikatur identitetin e vet thirren në veprat që i paskan bërë dikur në të mirë të shqiptarisë baballarët e gjyshërit e tyre po për veten e tyre nuk dinë çka thonë.

E puna e Lutës?…

Le ta thonë më së miri qytetarët e Gjilanit dhe ata të Kosovës se çfarë të mire morën nga ai e që mbahet në mend për shumë vite?!. Nëse doni, mos e merrni edhe shumë parasysh këtë që unë do ta them në vazhdim…

Unë, si qytetar i këtij vendi e mbaj mend që si djalë i ri, me flokët me gel, me moshë nën 30 vjet, pa kualifikim tjetër profesional përveç politikëbërjes klandestine, e ka themelue marrëdhënien e parë të punës si kryetar i një komune të madhe që ishte barrë e pamundur për të.

Fundamenti

E mbaj pastaj në mend që krijonte lehtë komunikime, ishte i qetë, të nderonte, të anashkalonte me votë me e joshë LDK-në dhe eprorët e tij, nuk bëhej nevrik dhe jepte premtime “pa pare” sepse kurrë nuk i realizonte. Qytetarët që nuk e njohin e admironin e ata që kishin pasë punë me të dhe ju kishte dalë “dardhë ukere” e kualifikonin me lloj – lloj “epitetesh” në vitin 2004 e 2005 kur iku për Prishtinë. Hiq më mirë nuk e kualifikojnë edhe sot, pas dy vitesh të një qeverisje kaotike me komunën.

E mbaj mend që askund dhe kurrë nuk u duk në Gjilan as Luta, por as ndonjëri nga vartësit e tij në anarkinë qytetare që e mori qytetin në vitin 2004. Ishim ne opozita e atëhershme në ballë të amortizimit dhe të qetësimit të situatës. Dhe ia patëm dalë me plotë besim e me sukses.

E mbaj në mend që është njëri nga kumbarët kryesor të decentralizimit etnik, territorial e politik në Kosovë të cilit po ia shohim sherrin sot e kësaj dite.

E mbaj mend për që i pat bë vaki diçka me privatizimin e fabrikës së radiatorëve në Gjilan dhe me shpenzimin qysh ka dashtë ai të parasë publike e sidomos te sanimi i tërmetit të vitit 2002.

E mbaj mend që pasi e ndreqëm gogja mirë komunën tonë ai e ktheu sërish anarkinë e viteve të tij e të viteve të të ndjerit kryetarit Xhemajl Hysenit.

E mbaj mend dhe më dhemb që e ripolitizoi skajshëm komunën me të gjitha format bile edhe duke vendosur baner me foto të madhe në qendër të qytetit të liderit të vdekur partiak e shtetëror. E bën këtë jo aq nga nevoja për ta ndjekur rrugën e liderit të tij historik sa për të pi edhe pak ujë në “kroin” në shterrje të këtij lideri.

Ne këtë nuk e bëmë asnjëherë për hir të qytetarisë së komunës dhe të ardhmes së saj të ekuilibruar anipse, për kohën e atyre viteve edhe ne kishim më shumë se një liderë historik, partiak e shtetëror sipas masës e shijes tonë. E njoh…

E njoh Lutën si njeriun që në politikë ecë për kohë të gjatë me meritat e të tjerëve, pra me “paterica”. Deri kur, vërtetë saktë nuk e dijë.
Derisa të kthjellet qytetaria e këtij vendi, mbase?!./rajonipress/