RCCOLA

Qemajl Mustafa: Rikthimi i PDK në qeverisjen e komunave të Anamoravës është nevojë e qytetarëve të kësaj ane

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Rikthimi i PDK në qeverisjen e komunave të Anamoravës është nevojë e qytetarëve të kësaj ane. Lidhja e fortë dhe bashkëpunimi i ngushtë i degëve tona do ta bëjë më të lehtë dhe më të shpejtë këtë rikthim ka thënë Qemajl Mustafa në takimet që ka pasur me degët e PDK-së në Viti, Kamenicë e Kllokot.

Pas fitores bindëse që arriti me meritë Qemajl Mustafa në degën e PDK-së në Gjilan dhe pasi deklasoj shumë keq një pjesë të strukturës që kishte përfituar për shumë vite në kurriz të PDK-së, ai së fundit ka filluar takime koordinimi edhe me degët e rajonit të Anamoravës.

Hidromorava

Në këto takime Qemajl Mustafa ka folur për rikthimin e PDK-së në qeverisjet komunale të këtyre komunave. “Takim urimi e bashkëpunimi i degës së PDK në Gjilan me degën e PDK në Kamenicë. Rikthimi i PDK në qeverisjen e komunave të Anamoravës është nevojë e qytetarëve të kësaj ane. Lidhja e fortë dhe bashkëpunimi i ngushtë i degëve tona do ta bëjë më të lehtë dhe më të shpejtë këtë rikthim. Faleminderit për pritjen kryetarit të degës z. Bajram Dërmakut dhe bashkëpunëtorëve të tij” ka shkruar Mustafa pas takimit që ka pasur me degën e PDK-së në Kamenicë.

“Dega e PDK e Gjilanit në vizitë urimi degës së PDK në Viti dhe Kllokot. Ishte takim i ngrohtë i cili premton themelim të qëndrueshëm të marrëdhënieve tona për ta fuqizuar PDK-në në rajonin e Anamoravës. Dega e Vitisë sikur edhe dega në Gjilan me sukses të plotë e ka përmbyllë procesin zgjedhor deri te zgjedhja e kryetarit, këshillit të degës dhe të delegatëve për konventën qendrore në Prishtinë. Kjo degë i ka gjasat maksimale për të fituar në zgjedhjet e ardhshme nacionale dhe lokale sepse trupi elektoral i saj nuk është dëmtuar thuaja aspak. E falënderojmë kryetarin e degës Bekim Azizin me kolegët e tij për pritjen e mirë, sikur edhe kryetarin e degës së Kllokotit, Naser Shabanin i cili sot ishte me ne në takim poashtu” ka shkruar Qemajl Mustafa pas takimit me zyrtarët e degëve në Viti e Kllokot./rajonipress/