RCCOLA

Qemajl Mustafa: Qëllimi rrënues i kryetarit të një komune

/ 6 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Udhëheqja e komunës së Gjilanit në krye me kryetarin Lutfi Hazirin, po bën krejt çka është e mundur për ta rrënuar çdo të arritur në mandatet e mia e të PDK-AKR dhe jo vetëm të këtij mandati, por edhe larg më shumë ka thënë Qemajl Mustafa.

RCCOLA

Po i numëroj vetëm disa raste aq të dukshme e aq ilustruese:
1. Stopimi i procesit të realizimit të zonës ekonomike rajonale në Llabjan përkundër nevojës së skajshme për këtë zonë;
2. Pengimi dhe injorimi i partneritetit privat-publik me austriakët në ndërmarrjen e përbashkët “Ecohigjiena” përkundër nevojës poashtu të madhe për investime dhe partneritete me partnerët nga jashtë;
3. Degradimi i mirëmbajtjes së parqeve të qytetit dhe zonave tjera publike deri në “vdekjen klinike” të tyre;
4. Nxjerrja e drunjëve dekorues nga hyrja jugore e qytetit (e Ferizajit) me qëllim të “zgjerimit” të rrugës nga tri në katër korse anipse një zgjerim i tillë nëpër qytet është i panevojshëm, i dëmshëm dhe pa pikën e efektit praktik;
5. Sjellja e anarkisë prishtinase te ndërtimet edhe në Gjilan. Për asgjë tjetër përveç përfitimeve joligjore për fisin e klanin politik të kryetarit;
6. Propozimi për me e heqë emrin e kolosit kombëtar Fan S. Nolit nga biblioteka rajonale e me e vendosë emrin e krijuesit tonë (të çmuar e të njohur gjithsesi) Beqir Musliut. Kjo i bie sikur ajo përvoja qe del nga urtia popullore “Po prishi shpi për me marue hajat”. E din mire Luta pse e bën këtë pune. Fan Noli nuk e ka asnjë familjar e militant në Gjilan po Beqir Musliu po. Dmth emri i Beqes i sjell do vota po ai i Fan Nolit thuaja asnjë sepse po të ishte se paku një intelektual pro veprës e jetës aq krijuese letrare e kombëtare te Nolit, kishte me reague deri tashti. Së paku unë nuk e kam pa asnjë reagim të tillë;
7. Sjellja e “normalitetit” të të qënit drejtor e menaxher edhe nëse je i akuzuar nga prokuroria. Ju rikujtojmë se, ne nuk e kishim asnjë punëtor të akuzuar, në asnjë nivel, gjatë dy mandateve. Te ne kishte rend, kishte disipline, kishte respekt ndaj punës dhe qytetarit të komunës, kishte rezultate kulminante në punë;… Akuza e mëvonshme ndaj nesh është plotësisht politike, është diskredituese e persekutuese, është boshe dhe është e sajuar pikërisht nga qarku kriminal i Lutfi Hazirit që shtrihet në të gjitha partitë e vjetra, të vjetruara e të prishura deri në themelet e tyre. Po fokusohem te një raport që komisioni i aksionerëve të komunës e paska paraqitur para kuvendit të komunës. Ajo që unë e pashë në dy a tri faqe teksti të thatë të këtij raporti (pa asnjë tregues numerik, pa asnjë shifër financiare e zhvillimore), jo që nuk e qartëson situatën në këtë partneritet, por e mjegullon krejtë dhe kuvendi mbetet pa informatë rreth asaj se çka po ndodhë në këtë partneritet. Zatën, qëllim i parë dhe i fundit i kësaj udhëheqje është krijimi i paqartësive dhe turbulencave për me e lehtësue rrënimin sa më të shpejtë dhe sa më elegant të këtij partneriteti dhe të arriturave të tjera në vitet e përkujdesjes maksimale për komunën 2008-2013.
Përkundër pengesave të qëllimshme, plotësisht të programuara, partneriteti me austriakët ka shënuar trende pozitive të dukshme si në rritjen e numrit të punëtorëve, në strukturën kualifikuese të tyre, në rritjen e fushëveprimit, në rritjen e inkasimit, në rritjen e pagave të punëtorëve, në uljen e obligimeve të shumta të KRM Higjiena, ne avancimin teknologjik të saj,… Problemet që eventualisht mund të lindin gjatë punës, i zgjidhin fillimisht palët në marrëveshje me mirëkuptim.
Kjo mund të bëhet edhe me ndihmën e menaxhmentit të komunës dhe të KK-së dhe këta hapa janë të përshkruar qartë e saktë në këtë akt të partneritetit. Mungon vetëm vullneti i zotit të shtëpisë. Mungon vullneti politik i Lutfi Hazirit. Për këto pengesave kryetari po ia bën në vazhdimësi këtij partneriteti, në një periudhe është alarmuar edhe ambasadori austriak në Kosovë dhe përmes tij edhe Isa Mustafa, lideri i LDK. Nejse, qëllim i parë dhe i fundit është me e përzënë partnerin e jashtëm. Dakord, ju menaxhment dhe kuvend i komunës, bëjeni. Por, bëjeni me fakte dhe me ballafaqim faktesh para këshilltarëve të kuvendit, në mënyrë që kuvendi ta ketë të qartë për çfarë po merr vendim. Ndryshe, neglizhenca dhe qëllimi i keq i juaji mund t’i kthehet bumerang i rëndë komunës nga vendimet e ndonjë gjykate brenda e jashtë Kosove. Kujdes!. Qemajlofobia e juaj lehtë mund të bëhet gropë rrënuese për ju. Çka pas krejtë këtyre akteve stopuese e rrënuese të kryetarit aktual të komunës? Së paku bëjeni një studim të vetëm dhe lidheni një partneritet të vetëm për tetë vite të dy mandateve tuaja. Ne i bëmë katër studime dhe i realizuam tri. Së paku jepni alternativë për zonën ekonomike dhe lëvizni përpara… Nëse nuk dini, nuk mundeni e nuk doni të ndërtoni, së paku mos rrënoni. Të jeni të sigurtë se do ju mallkojnë gjeneratat që vijnë për këtë që po i bëni komunës sot. Do ju mallkojnë fëmijët tuaj. Populli i Gjilanit tashmë e ka të qartë (edhe pse me shumë vonesë), se kush e pati sinqerisht e kush e pati me hile qasjen ndaj tij. Ai tashmë e ka të qartë për të dytën herë, ashtu siç e pati në vitin 2007 se prapa punëve tuaja “t’hajrit” nuk fshihet gjë tjetër përveç sherrit të madh për komunën dhe popullin e saj. Aty ku ka hajni e joshje të interesit personal e fisnor, nuk ka hajr për publikun. E kundërta është punë e rëndë për ju. S’mund ta bëni dot ka thënë Qemajl Mustafa./rajonipress/