Uji Dea

Qemajl Mustafa: Po vërehet frymë e mobilizimit dhe e përkrahjes kudo

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Në takimet që ka pasur me fshatrat Pogragjë, Bilinicë, Miresh, Përlepnicë e Kmetoc, kandidati për kryetar të degës së PDK-së Qemajl Mustafa thotë se ka marrë përkrahje dhe ka vërejtur një frymë të mirë të mobilizimit e përkrahjes kudo.

Përkrahja e madhe që po i jepet Qemajl Mustafës nga të gjitha nëndegët dhe aktivist e shumtë të PDK-së, por edhe të partive tjera dhe grupe qytetarësh e kanë befasuar edhe vet Qemajl Mustafën.”Vërtet jam i befasuar për të mirë sepse po arrijmë ta mobilizojmë atë aktivistin e devotshëm të PDK-së, që ka punuar me nder e përkushtim për shumë vite” u shpreh Mustafa.

Fundamenti

Mustafa ka shkruar se ka takuar edhe rajonin e lindjes deri te lugu i Moravës (Pogragjë, Bilinicë, Miresh, Përlepnicë e Kmetoc). “I uruam Përlepnicës mbajtjen e zgjedhjeve dhe kryetarin e ri. Frymë mobilizimi kudo. Frymë e gatishmëri e plotë për me e kthye komunën te sovrani i saj – te qytetari i saj, i cili nuk e pati dhe nuk e ka komunën nën kontroll rrafsh qe pesë vite. Vazhdojmë me hapje të degës së PDK në Gjilan. Vazhdojmë me hapa të sigurtë. Neve, populli na beson” ka shkruar Qemajl Mustafa./rajonipress/